A lejohet të falen më shumë se tetë rekate namaz të natës?

A lejohet të falen më shumë se tetë rekate namaz të natës?

Hoxhë Lulzim Perçuku: Dijetarët para shejkh Albanit dhe ata bashkëkohorë, lejojnë të shtohet më shumë se 11 rekate (8 rekate namaz nate dhe tri rekate vitër) në namazin e teravive. Andaj, nuk është bidat nëse shton më shumë se 11 rekate.

Vetë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i ka falur 13 rekate (më shumë se 11 rekate). Kur një person e ka pyetur: “Si është namazi i natës?”, ai i ka thënë: “Dy nga dy. Nëse ke frikë se të zë sabahu, fal një rekat vitër.” E nuk ka thënë: “Kur të plotësosh 8 rekate mos shto më shumë”.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit