A lejohet të lexojë Kuran femra gjatë menstruacioneve?

?Përgjigjja: Femra gjatë ciklit menstrual nuk prish punë të lexojë dhe të dëgjojë Kuran, nuk ka argument që e ndalon këtë. E vetmja gjë e ndaluar për të kur është me menstruacione, është të flejë me bashkëshortin, të falë namaz, të agjërojë dhe të bëjë tavaf rreth Qabesë.

?Nuk ka argumente që i ndalohet ta prekë Musafin me duar. Mirëpo, nëse i duhet ta prekë, atëherë le ta kapë dhe le ta shfletojë me dorëz, apo me leckë, e jo direkt me dorë.

?Këtë e themi ngaqë shumë prej dijetarëve kanë thënë se femra me cikël nuk lejohet ta prekë atë. Nuk po themi se është mendimi më i saktë, mirëpo më së miri është ikja nga mospajtimet që janë mes dijetarëve. Andaj, përderisa ekziston mundësia e veshjes së dorëzës, kjo është më mirë.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva