A lejohet të mos e agjërojë Ramazanin ai i cili nuk mund të qëndrojë i uritur dhe i etur disa orë (që ka shprehi të hajë shumë e shpesh)?

A lejohet të mos e agjërojë Ramazanin ai i cili nuk mund të qëndrojë i uritur dhe i etur disa orë (që ka shprehi të hajë shumë e shpesh)?

Hoxhë Bajram Sefedini: Agjërimi është një obligim i madh dhe shtyllë prej shtyllave të Islamit. Mosagjerimi pa ndonjë arsye të vërtetë (arsye sheriatike) është mëkat shumë i madh. Uria dhe etja nuk janë arsye për të mos agjëruar, përveç nëse e rrezikojnë shëndetin apo jetën e njeriut. Në këtë rast njeriu nuk agjëron, jo për shkak të urisë dhe etjes, por për shkak rrezikut që i kanoset.

Ndërsa, nëse agjërimi nuk e rrezikon shëndetin e këtij personi që ha shumë dhe shpesh, atëherë agjërimi për të është shkolla dhe edukata me e mirë, për ta larguar këtë problem dhe shprehi jo të mirë. Dhe ky ka shpërblim më të madh për agjërimin që bën sesa tjetri që nuk e ka këtë problem. Kështu njerëzit sprovohen, a i japin përparmi urdhrave të Allahut, apo dëshirave të tyre.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit