A lejohet të ndërlidhen teoritë shkencore me mrekullinë e Kuranit?

Shejh Salih el Feuzan

Pyetje: Shejh i nderuar, shpesh ndëgjojmë të flitet për mrekullitë shkencore në Kuran, a bën që këto të ndërlidhen me mrekullinë e Kuranit duke ndërlidhur komentimin e ajeteve të Kuranit me këto çështje?

Përgjigje: Për këtë kemi folur shumë herë duke tërhequr vërejtjen se: spjegimi dhe interpretimi i fjalës së Allahut bëhet vetëm nëpërmjet bazave të njohura të komentimit të Kuranit, siq janë: komentimi i Kuranit me ajete të Kuranit, komentimi i Kuranit me hadithe, me fjalët e sahabeve dhe me fjalët e tabi’inëve, duke mos shtuar më tepër. Pra Kurani muk komentohet me anë të teorive bashkëkohore; sepse ato mund të jenë të sakta e gjitashtu mund të jenë të gabueshme. Ato janë fjalë dhe vepra të njeriut andaj fjala e Allahut nuk komentohet me anë të tyre, dhe nuk guxojmë që p.sh të themi: se ky është qëllimi me këtë ajet; sepse kjo është të flasësh për Allahun pa patur dituri. Dihet se sa teori kanë qenë të pranuara deri në një kohë, kurse pas një kohe të shkurtër janë konsideruar të gabuara dhe gënjeshtra, duke ardhur teori tjera, për këtë Allahu thotë: “Ndërsa juve nuk u është dhënë veçse pak dijeni” (El Isra/85).

Pra nuk lejohet ta komentosh Kuranin me anë të këtyre gjërave dhe të thuash se kjo është mrekulli shkencore.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit