A lejohet të përshkruhet shkolla apo mësuesi "i/e shenjtë"?

  • Post Category:Akide
A lejohet të përshkruhet shkolla apo mësuesi

Komisioni i Përhershëm për Studime dhe Fetua

Pyetje:

Disa njerëz e përshkruajnë mësuesin duke thënë se ai është i shenjtë, ose thonë se shkolla është një vend i shenjtë që duhet kujdesur shumë për të, andaj cila është dispozita lidhur me këtë epitet?

Përgjigje:

Të gjitha falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij.

Mësuesi ka pozitën dhe vlerën e vet, por nuk lejohet që ai të quhet si i shenjtë, sepse ky është një ekstremitet në lavdërim. Gjithashtu, edhe shkolla nuk bën të quhet si e shenjtë, sepse ky epitet është i veçantë për ato vende të cilat vetëm Allahu i ka bërë të shenjta, si Xhamia në Qabe, Xhamia e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) dhe Xhamia Aksa.

26/125.

Komisioni në përbërje të: Abdulaziz ibën Baz, Abdulaziz Al Shejh, Abdullah Gudejan, Salih el Feuzan, Bekër Ebu Zejd

Përktheu: Jeton Bozhlani