A lejohet të thuash: "Lutu për mua" apo "Mos më harro në dua"?

Pyetje: Cili është opinioni i juaj lidhur me personin i cili kur e përcjell musafirin e tij i thotë: “Mos më harro në duatë tuaja”, apo kur dikush shkon në Meke i thotë: “O vëlla! Lutu edhe për mua”, a është e lejuar kjo?

Përgjigje: Lejohet për muslimanin që ta porosis vëllanë e tij që të lutet për të kur është duke shkuar në umre si dhe në raste tjera, dhe kjo konsiderohet një porosi për punë të mira.

11613, Komisioni në përbërje të:

Abdulaziz ibën Baz, Abdurrezak Afifij, Abdullah ibën Gudejan.

Përktheu: Jeton Bozhlani

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit