Komisioni i Përhershëm për Studime dhe Fetua
Përzgjodhi dhe përktheu: Jeton Bozhlani
1. Pyetje: Është traditë tek ne nëpër disa xhami, ku pas përfundimit të namazit, xhemati ia japin dorën njëri-tjetrit duke thënë: “Allahu kabull”, si është gjykimi nga ana e sheriatit për këtë veprim?
Përgjigje: Për këtë veprim ne nuk dimë ndonjë bazë nga Kurani e as nga suneti, përderisa Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush sjell në fenë tonë një gjë që nuk prej sajë, ajo do t’i refuzohet”.
20241, Komisioni në përbërje të:
Abdulaziz ibën Baz, Abdulaziz Alu Shejh, Abdullah ibën Gudejan, Salih el Feuzan, Bekër Ebu Zejd.