Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

A lejohet të thuhet “filani i bereqetshëm”?

ca4716f3-73a3-4486-b566-13fb93c2051b

A lejohet të thuhet “filani i bereqetshëm”?

Thuhet: “Allahu e ka bërë të bereqetshëm”. Nëse vërtetë se dikush është i tillë në kuptimin se njerëzit përfitojnë prej tij, prej dijes e thirrjes së tij etj., nuk është problem të thuhet për të “Allahu e ka bërë të bereqetshëm”. Porse, në kuptimin se sa herë vjen ai, rritet puna (fitimi) kjo nuk lejohet. Kjo sepse askush nuk është i bereqetshëm në veten e tij, që nëse e prek një dyqan apo mallin atëherë shtohet puna e bereqeti- e ky besim qëndron te sufitë, te dervishët, jo te ehli suneti. Por, në kuptimin se filani kur vjen e lutet për shtim të bereqetit, rrizkut e punës, Allahu i përgjigjet lutjes së tij, lejohet të thuhet “Allahu e ka bërë atë të bereqetshëm sepse sa herë po lutet po shtohet rrizku”, por jo se po shtohet rrizku ngaqë ai po hyn aty fizikisht.

Nuk ka njeri të bereqetshëm në veten e tij, fizikisht. I tillë ka qenë vetëm Muhamedi salAllahu alejhi ue selem. Ka qenë i tillë ngase Allahu e ka bërë të bereqetshëm, e jo se ka qenë vetvetiu. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem në një rast pasi i ka vendosur duart te pikat e ujit të një burimi (ka rrjedhë pak, pika-pika), Allahu ka bërë që uji të burojë mes gishtave të tij salAllahu alejhi ue selem, sikur krua. Dhe sahabët kanë pirë e kanë mbushur enët e tyre dhe kanë vazhduar rrugëtimin (për në betejën e Tebukut). Ai salAllahu alejhi ue selem në këtë rast u ka u thënë shokëve të tij: “Ejani te një ujë i cili është i pastër dhe i bereqetshëm. Ky bereqet është prej Allahut.” D.m.th. edhe pse prej meje (gishtërinjve të mi) po buron, Allahu është Ai i Cili ma ka dhënë këtë. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka qenë i tillë me mirësinë e Allahut. Askush pas tij nuk është i bereqetshëm në këtë mënyrë. Andaj nuk lejohet të kërkohet bereqet prej dikujt fizikisht siç kanë kërkuar sahabët prej Pejgamberit. Kur ai ka marrë abdes, sahabët kanë garuar me njëri-tjetrin për të marrë ujin me të cilin ka marrë abdes, që të kërkojnë bereqet përmes atij uji.

Por, e lejuar ka qenë kërkimi i bereqetit vetëm përmes trupit të Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem dhe gjërave që janë ndarë prej trupit të tij, si: uji i abdesit që ka pikuar prej gjymtyrëve të tij gjatë larjes, pështyma, flokët, qimet e mjekrës, ndërsa përmes gjërave që nuk kanë qenë pjesë të ndara prej trupit të tij sahabët nuk kanë kërkuar bereqet, si: rrobat, këpucët, shkopi.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva