A lejohet të udhëtoj pa mahrem nga Gjermania në Kosovë në rast të vdekjes së familjarit tim duke qenë se burrit nuk i japin pushim për këtë?

Përgjigjje: Udhëtimi pa mahrem për femrën është haram dhe nuk lejohet. Ajo gjithsesi duhet të udhëtojë me të. Nuk është arsye e lejuar fetare vdekja e të afërmit për ta lejuar/arsyetuar udhëtimin pa mahrem. Ajo çfarë të mbetet ty është të lutesh për të. Udhëtimi yt nuk ia ngrit të vdekurit pozitën tek Allahu. Ajo që e ngrit pozitën e tij tek Allahu është lutja jote për të që Ai ta falë, ta mëshirojë, me shpresën që ajo (lutja) të pranohet.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit