A lejohet të vishen këpucat që janë nga lëkura e derrit?

Përgjigjja: Këtu ka mospajtime nga dijetarët.

▪️Nëse lëkura e derrit përpunohet e rexhet, disa dijetarë thonë se nuk bëhet kurrë e pastër, e disa thonë se bëhet e pastër sepse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka gjykuar për lëkurën e cofëtinës se nëse rexhet ajo bëhet e pastër.

▪️Andaj thonë se edhe cofëtina është e papastër, e kur të rexhet lëkura e saj bëhet e pastër. Ata kështu kanë bërë kijas me cofëtinën.

▪️Mirëpo më së miri është që myslimani ta braktisë këtë, bliji një palë këpucë të tjera që janë nga lëkura hallall dhe lëri ato. Dhe në këtë mënyrë i ik edhe mospajtimit që është mes dijetarëve.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit