A lejohet t’i besh floket ne forme gunge, kjo si zbukurim i mbuleses?

Përgjigjje: Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, është pyetur: “Prej metodave që disa gra i përdorin për t’u zbukuruar është edhe vendosja e llakut,në mënyrë që flokët të mbesin të grumbulluara mbi koke? Cili është vendimi për këtë?

? Shejhu është përgjigjur: “Nëse flokët janë të tubuara mbi kokë,atëherë kjo hyn në paralajmërimin e të Dërguarit, salallahu alejhi we selem, ku thotë: “Janë dy lloje njerëzish që do të jenë banorë të Zjarrit të cilët ende s’i kam parë”… aty permendi: “Disa gra të veshura-zhveshura, që anojnë kah pandershmëria dhe imoraliteti dhe i tërheqin (i thirrin) edhe të tjerët (në këtë gjë), kokat e tyre janë si gunga e devesë.” (Transmeton Muslimi, nr. 2128).

? Pra, nëse flokët vendosen (tubohen) mbi kokë, atëherë për këtë formë ka ardhur ndalesa.Mirëpo, nëse flokët vendosen (tubohen) te qafa, pēr shembull, atëherë këtu nuk ka asgjë të keqe, përveç rastit kur gruas i duhet të dal jashtë shtëpise, atëherë kjo nuk lejohet, ngase konsiderohet prej teberruxhit (zhveshjes), sepse kjo bëhet si shenjë që dallohet mbi xhilbab (mbulesë), kështu që kjo llogaritet prej teberruxhit dhe shkaqeve që të fitnesë. Prandaj, nuk lejohet.”

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva