A lejohet t’iu shërbejmë mysafirëve që vijnë gjatë Ramazanit kur vetë jemi duke agjëruar.

Përgjigje: Nëse musafirët janë prej atyre që e kanë obligim agjërimin e Ramazanit, atëherë nuk lejohet t’u shërbehet atyre ushqim apo pije gjatë Ramazanit. Sepse, në këtë rast personi bëhet bashkëpjesëmarrës në mëkatin e tyre.

➖Allahu i Lartësuar thotë: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahebdhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër.” (El-Maide,2).

❌Kurse, mos agjërimi i Ramazanit pa arsye fetare (sheriatike) është njëri prej mëkateve të mëdha. S

?Në një hadith të cilin e transmetojnë Ibën Huzejme (nr. 1986) dhe Ibën Hibani (nr. 7491), prej Ebu Umameh El Bahilij, radijallahu anhu, tregon se i Dërguari, salallahu alejhi we selem, ka thënë: “Derisa isha në gjumë, më erdhën dy burra të cilët më kapën për krahësh dhe më sollën afër një mali shumë të vështirë për t’u ngjitur. Më thanë: “Ngjitu!” Ua ktheva: “Nuk mundem”. Ata thanë: “Ne do ta lehtesojmë ty (ngjitjen).” Kështu u ngjita deri sa arrita në mes të malit dhe aty dëgjova disa zëra të lartë. I pyeta (dy burrat):”Çfarë janë këta zëra?” Mu përgjigjën: “Këto janë bërtimat e banorëve të Zjarrit.” Pastaj vazhduam rrugën, dhe gjatë rrugës i pashë disa njerëz të varur për thembrat e tyre, kurse faqet i kishin të shqyera edhe u rridhnin gjak. I pyeta: “Kush janë këta?” Thanë: “Këta janë ata të cilët e prishin agjërimin para se ta kenë të lejuar (para perëndimit të diellit).”

?Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, e vlerëson si sahih (autentik) në “Sahih Mewari Edh-Dham’an”, nr. 1509. Ai (shejh Albani), aty shton: “Ky është dënimi për ata që e prishin agjërimin qëllimisht para se të vijë koha e iftarit. E si do të jetë gjendja e atyre që nuk agjërojnë fare?! Allahun e lusim për shpëtim në këtë botë dhe botën tjetër!”

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva