A lejohet t’ua uroj krishtlindjet të krishterëve?

A lejohet t’ua uroj krishtlindjet të krishterëve?

Nuk i lejohet myslimanit t’ua urojë krishtlindjet të krishterëve. Ky veprim është mjaftë mëkat i madh. Vetë kjo festë është e shpikur në fenë e tyre. Në shekujt e parë të krishterimit nuk ka ekzistuar si festë. Me këtë festë, të krishterët besojnë se në atë ditë ka lindur djali i Zotit. Allahu thotë: “Ata thonë: “I Gjithëmëshirshmi ka një bir”. Keni thënë diçka vërtet të tmerrshme! Qiejt gati sa nuk copëtohen prej kësaj; Toka gati sa s’çahet e malet sa s’rrëzohen të thërrmuar…” Ndërsa, ti po u thua atyre “urime”?! (Kjo nuk lejohet).

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.