A pranohet agjërimi pa namaz?

ramazan

A pranohet agjërimi pa namaz?

Hoxhë Lulzim Perçuku: Sipas mendimit më të saktë, agjërimi i personit pranohet nëse nuk e fal namazin.

Kur veprat peshohen në Peshore në Ditën e Gjykimit dhe vendosen disa vepra të mira dhe disa mëkate, nëse mëkati është i madh dhe njeriu nuk është penduar prej tij (sa ka qenë gjallë), atëherë nuk i bëjnë shumë dobi veprat e mira që i ka bërë.

Andaj, duhet ditur se mosfalja e namazit është prej mëkateve më të mëdha pas shirkut, është mëkat më i madh sesa vrasja e njeriut, ngrënia e mishit të derrit, imoraliteti, konsumimi i alkoolit, kamata etj. Kjo nuk do të thotë që të lehtësohen këto mëkate, sepse të gjitha këto janë mëkate shkatërruese, siç ka thënë i Dërguari salAllahu alejhi ue selem, mirëpo namazi është mëkati më i madh prej të gjitha këtyre.

Ka pajtueshmëri tek të gjithë dijetarët e Islamit (pa pasur mospajtime mes tyre) se mosfalja e namazit është mëkati më i madh pas shirkut.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva