A prishet abdesi nëse preket aureti i foshnjës?

Komisioni i Përhershëm për Studime dhe Fetva

Pyetje: A më prishet abdesi, nëse e prek auretin (pjesët e turpshme) e foshnjës sime gjatë ndërrimit të rrobave të saj?

Përgjigje: Të gjitha falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm All-llahut të Vetmit, selami dhe salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, si dhe mbi familjen dhe shokët e tij.

Prekja e avretit pa pengesë (direkt) e prish abdesin, pavarësisht a preket avreti i foshnjës apo i të rriturit. Argumentë për këtë është hadithi i saktë, ku i Dërguari (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Ai i cili prek ferxhin (organin gjenital dhe anusin) e tij, le të marr abdes”.

Transmeton Nesaiu dhe Ebu Davudi. Dhe ferxhi i të prekurit është si ferxhi i prekësit (d.m.th. është dispozita e njëjtë, prishet abdesi, sh.p.)

Suksesin e jep Allahu, salatet dhe selamet qoshfin mbi të Dërguarin, dhe mbi familjen dhe shokët e tij.

5/287.

Përktheu: Lulzim Perçuku

Komisioni në përbërje të: AbdulAziz ibën Baz, AbduRrezak Afifi, Abdullah ibën Gudejan

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit