A të jem i përhershëm në bërjen e kunutit?

A të jem i përhershëm në bërjen e kunutit?

Disa dijetarë kanë mendimin se duaja e kunutit thuhet vetëm në Ramazan, madje thonë në gjysmën e dytë të Ramazanit. Disa thonë se bën edhe jashtë Ramazanit, sepse ka hadithe të përgjithshme që tregojnë se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka bërë kunut në vitër, duke mos u veçuar me këtë në Ramazan apo jashtë tij. Dhe ky in shaa Allah është mendimi më afër së vërtetës, mirëpo nuk duhet të jesh i përhershëm në këndimin e kunutit. Është sunet që nganjëherë ta braktisësh kunutin. Nuk është transmetuar nga Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem se gjithmonë ka bërë kunut. Ndonjëherë ai ka bërë kunut në namazin e sabahut kur ka zbritur ndonjë fatkeqësi te besimtarët, duke iu lutur Allahut që t’ua largojë, ose ka bërë kunut kundër idhujtarëve duke i mallkuar me emra disa prej tyre. Lejohet kunuti në namaz të sabahut dhe akshamit, mirëpo vetëm në raste të veçanta, e jo gjithmonë siç është me medh’hebin shafi. Tek ta është se kunuti lexohet gjithmonë në aksham e sabah, në namazet me zë. Mirëpo, e vërteta është se kjo bëhet vetëm në rastet specifike kur besimtarët i godet ndonjë fatkeqësi, si: uria, armiku, për ta lutur Allahun që t’ua largojë këto. Kur ka qenë lufta në Kosovë, në Arabinë saudite në të gjitha xhamitë, është bërë kunut një muaj rresht që Allahu ta largojë armikun (serbin). Në të gjitha xhamitë, për aksham, për jaci, për sabah.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit