A t’i bindemi prindërit i cili na obligon që të mos e çelim iftarin derisa të këndohet ezani?

A t’i bindemi prindërit i cili na obligon që të mos e çelim iftarin derisa të këndohet ezani?

Hoxhë Lulzim Perçuku: Meqë në familje mund të bëhet fitne (përçarje), atëherë bindjuni babait. Nuk bëni mëkat nëse e çelni iftarin së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes (edhe nëse ka hyrë koha pak minuta më herët). Mëkat keni nëse bëni iftar para kohës, e jo pas kohës.

Dijetarët e përmendin si rregull “Nëse një gjë e cila është e lavdëruar…”, siç është në këtë rast çelja e iftarit menjëherë si të hyjë koha (me perëndimin e diellit), ashtu siç ka ardhur në sunetin profetik, “…çon deri në përçarje mes myslimanëve, atëherë ajo braktiset dhe veprohet me atë gjë e cila është më pak e lavdëruar”, që është shtyrja e iftarit.

Prandaj, më së miri është të bëjnë iftar së bashku të gjithë anëtarët e familjes që të mos shkaktohet përçarje mes tyre.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit