Agjërimi i ditës së tridhjetë të Shabanit nëse kjo ditë i bie të jetë në përputhshmëri me ndonjë ditë prej agjërimit të vazhdueshëm (sunet) të personit

Komisioni i përhershëm për studime shkencore dhe fetua

Pyetje: Nëse dikush agjëron ditën e tridhjetë të Shabanit pa e pa hënën e re, a i pranohet agjërimi? Na tregoni ndonjë argument.

Përgjigje: Nuk i lejohet myslimanit të agjërojë ditën e tridhjetë të Shabanit nëse nuk vërtetohet shikimi i hënës së re (të Ramazanit) natën e tridhjetë të tij. Përveç në rastet kur personi e ka pas zakon të agjëroj ditë të caktuara (prej sunetit), si për shembull ditën e hënë apo të enjte, dhe kjo ditë i bie të jetë dita e tridhjetë e Shabanit, atëherë i lejohet të agjërojë për shkak të ditëve që i ka agjëruar më herët, të muajit Shaban. Argument për këtë janë fjalët e Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem):

“Mos i paraprini Ramazanit me agjërimi e një apo dy ditëve, përveç nëse ndokush ka agjëruar (më herët) ditë të caktuara (prej sunetit) atëherë le ta vazhdojë agjërimin.”

Transmeton El Buhariu dhe Muslimi.

Fetuaja me numër: 4442. Vëllimi nr. 10, faqe nr. 93.
Anëtarët e komisionit:
Kryetar: AbdulAziz bin Abdilah bin Baz.
Zëvendëskryetar: AbduRrezak Afifij.
Anëtar: Abdullah Gudejan.
Anëtar: Abdullah Kuud.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit