Agjërimi në ditën e shtune

Agjërimi në ditën e shtune

Lejohet agjërimi në ditën e shtune sipas mendimit më të saktë të dijetarëve nëse:

– ia bashkëngjet një ditë përpara,

-qëllon në ditë të vlefshme (si: dita e Arafatit, e ashures),

-personi agjëron një ditë po e një ditë jo.

Për këto ka hadithe të shumta që të agjërohen. Nuk ka thënë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem: “Përveç nëse është e shtune.” Hadithi që ndalon agjërimin në të shtunën te një pjesë e dijetarëve është hadith mutarib – prej llojeve të hadithit të dobët. Te disa dijetarë është hadith shadh -edhe nëse themi se është i saktë, i kundërshton hadithet e tjera të shumta që janë të sakta. Disa të tjerë thonë se hadithi është i saktë mirëpo qëllimi i tij është rasti kur veçohet e shtuna me agjërim, pra kur personi agjëron veç pse është e shtune, kjo gjë ndalohet, e nëse agjëron për arsyet që përmendëm më lartë kjo lejohet. Shumica e shumicës së dijetarëve e lejojnë agjërimin në ditën e shtune me njërën prej mendimeve të përmendëm. Ka qenë vetëm një numër i vogël gjatë historisë islame që e kanë ndaluar agjërimin në ditën e shtune.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit