Bashkimi mes hadithit: “Kur të vije gjysma e Shabanit mos agjëroni” dhe hadithit: “Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) e lidhte Shabanin me Ramazanin (d.m.th. me agjërim)”

Fetauat e Bin Bazit (Allahu e mëshiroftë)

Pyetje: Një vëlla nga Riadi pyet: Kam lexuar në Sahihul-Xhami’ (nr. 397) me verifikimin e Albanit i cili thotë se është autentik një hadith nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur të vija gjysma e Shabanit, atëherë mos agjëroni deri sa të hyjë Ramazani.” Mirëpo është edhe një hadith tjetër të cilin, gjithashtu, Albani e vlerëson si autentik në Sahihul-Xhami’ (nr. 4638), nga Aisha, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, të ketë thënë: “Muaji më i dashur te Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) për ta agjëruar (pas Ramazanit) ishte Shabani, të cilin e lidhte me Ramazanin.” Si të bashkojmë mes këtyre dy haditheve?

Përgjigje: Me Emrin e Allahut. Gjithë falënderimi dhe lavdia i takon Allahut.

Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) e agjëronte muajin Shaban të tërin, e ndonjëherë i linte vetëm pak ditë të tij pa i agjëruar, siç është vërtetuar nga hadithet të Aishes dhe Ummu Selemes. Kurse, sa i përket hadithit në të cilin ka ndalesë të agjërohet pas gjysmës së Shabanit, ky hadith është autentik, siç ka thënë vëllai ynë El Al-lame Shejh Nasirud-din El Albani. Qëllimi i hadithit është se ndalohet të fillohet me agjërim pas gjysmës së Shabanit. Ndërsa kush që e agjëron shumicën e muajit apo tërë muajin ia ka qëlluar sunetit (të saktë).

Allahu është Ai që jep suksesin.
Vëllimi nr. 15, faqe nr 385.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva