Besimtari dhe frika nga vdekja

Sheh AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

“Mexhmu’u fetaua ue mekalat muteneuui’ah” – pjesa e gjashtë

Një motër nga Riadi pyet: “A është obligim mbi besimtarin që mos të frikohet nga vdekja? E nëse ndodh një gjë e tillë, a do të thotë se ai nuk dëshiron ta takoj Allahun?”

Përgjigje: Është obligim mbi besimtarin dhe besimtaren që të kenë frikë Allahun e Madhërishëm dhe të shpresojnë në Të, sepse Allahu i Patëmeta në Librin e Tij madhështor thotë: “Ju mos iu frikësoni atyre, por frikësohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë!” (Al ‘Imran: 175). “Prandaj, mos kini frikë nga njerëzit, por kini frikë vetëm prej Meje!” (El Maideh: 44). “Vetëm prej Meje duhet të frikësoheni.” (El Bekareh: 40).

Dhe thotë Allahu i Lartësuar: “Vërtet, ata që besuan dhe ata që mërguan e luftuan në rrugë të Allahut, pikërisht ata shpresojnë në mëshirën e Allahut.” (El Bekareh: 218). “Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!” (El Kehf: 110).

Ka edhe shumë vargje të tjera. Andaj, nuk i lejohet besimtarit dhe besimtares t’i humbin shpresat nga mëshira e Allahut apo të sigurohen nga kurthi i Tij. Allahu Fuqimadh thotë: “Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.” (Ez-Zumer: 53).

“…dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut. Shpresën në mëshirën e Allahut nuk e humb askush, përveç jobesimtarëve”. (Jusuf: 87).

“A janë të sigurt ata nga kurthi i Allahut? Vetëm ata që janë të humbur nuk frikësohen nga kurthi i Allahut.” (El A’raf: 99).

Është obligim mbi të gjithë myslimanët, burra e gra, që të përgatiten për vdekjen dhe të mos jenë të shkujdesur ndaj saj, për shkak të vargjeve të lartcekura dhe hadithit të transmetuar nga Profeti (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem): “Kujtojeni shpesh shkatërruesen e lezeteve (vdekjen).” Sepse shkujdesja ndaj saj dhe mospërgatitja për të është prej shkaqeve të përfundimit të keq.

Është saktësuar nga Aisha (radijAll-llahu anha) se i Dërguari i Allahut (sal-lAll-llahua alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush e do takimin me Allahun, Allahu e do takimin me të dhe kush e urren takimin me Allahun, Allahu e urren takimin me të.” I thashë: “O Profet i Allahut, a është për qëllim urrejtja e vdekjes, sepse të gjithë ne e urrejmë vdekjen? Ai tha: “Nuk është ajo, mirëpo kur besimtari (në agoninë e vdekjes) të përgëzohet me mëshirën e Allahut , kënaqësinë dhe Xhenetin e Ti, ai e do takimin me Allahun, andaj edhe Allahu e do takimin me të. Ndërsa, kur jobesimtarit t’i jepet lajmi për dënimin e Allahut dhe hidhërimin e Tij, ai e urren takimin me Allahun, andaj edhe Allahu e urren takimin me të.” (Muttefekun alejhi).

Ky hadith aludon në atë se s’ka gjë të keqe nëse urrehet vdekja apo kihet frikë prej saj dhe se një gjë e tillë nuk është dëshmi për mosdashjen e takimit me Allahun. Sepse kur besimtari të ketë frikë nga vdekja apo frikohet nga ardhja e saj, ai lakmon në shtimin e bindjes ndaj Allahut dhe në përgatitjen për takimin me Të. Po ashtu edhe besimtarja kur të frikohet nga vdekja dhe e urren ardhjen e saj tek ajo, e bën atë sepse shpreson të shtoj bindjet dhe të përgatitet për takimin me Zotin e saj.

S’ka gjë të keqe nëse myslimani frikohet nga gjërat që shkaktojnë lëndime si egërsirat, gjarpërinjtë e të ngjashme me to dhe të ruhet prej tyre përmes shkaqeve mbrojtëse.

Frika të cilën e ndaloi Allahu është frika nga krijesa, në atë mënyrë që (frika) e detyron poseduesin e saj të braktis ndonjë obligim apo të bëj ndonjë gjë të palejueshme. Lidhur me këtë ka zbritur fjala e Allahut: “Ju mos iu frikësoni atyre, por frikësohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë!” (Al ‘Imran: 175).

Ngjashëm me këtë është edhe frika nga dikush tjetër veç Allahut në formë adhurimi ndaj tij dhe bindja se ai e di të fshehtën apo ka kontroll mbi universin apo mund të bëj dëm e dobi pa dëshirën e Allahut, ashtu siç veprojnë idhujtarët me hyjnitë e tyre. Allahu është Poseduesi i suksesit.

Përktheu: Petrit Perçuku

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva