“Besimtari i fortë është më i mirë tek Allahu sesa besimtari i dobët” – Hadith.

  • Besimtari i fortë është më i mirë tek Allahu sesa besimtari i dobët” – Hadith.

Shumë prej dijetarëve kanë shpjeguar se me këtë hadith është për qëllim forca e besimit, pra është fjala për besimtarin e fortë në besim. Sa më i fortë besimtari në besim aq më i dashur dhe më i mirë tek Allahu, sesa ai që ka besim më të dobët. Kjo kuptohet prej parimeve të fesë në përgjithësi, prej ajeteve kuranore dhe haditheve të tjera, ku lavdërohen besimtarët e fortë të cilët punojnë vepra të mira dhe që arrijnë të shtojnë besimin e tyre, të forcojnë atë dhe devotshmërinë e tyre. Këta janë njerëzit më fisnikë, më të ndershëm dhe më të ngritur tek Allahu. E disa dijetarë kanë thënë se nuk përjashtohet mundësia se qëllimi i këtij hadithi është dhe forca fizike. Është mirë që besimtari të angazhohet në forcimin e forcës fizike sipas mundësive, duke mos mbetur i dobët e i plogësht, p.sh.: të ushqehet shëndetshëm, të ushtrojë etj. Duke qenë i fortë fizikisht edhe adhurimet i kryen më mirë, kështu do të jetë më energjik, më i freskët, më i fuqishëm, e si rezultat do të qëndrojë më shumë gjatë namazit të natës, apo në përgjithësi në namazet ditore, do ta ketë më lehtë të shkojë në xhami, po ashtu të dalë të kërkojë furnizim. Ka dobi të mëdha kur është i fortë fizikisht.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit