Bidatçijtë janë më të këqij dhe më të dëmshëm sesa mëkatarët që nuk binden

Burimi: www.manhaj.com

(The innovators are more evil and harmful than the disobedient sinners)

Është prej bazave (usulit) të Ehli Sunnetit dhe xhematit në të gjitha kohërat dhe periudhat që bidatçijtë që janë në bidate (risi) dhe në çështje të shpikura kohëve të fundit, e që largohen nga Sunneti janë më të dëmshëm për fenë dhe për pasuesit e saj se sa mëkatarët që mëkatojnë kundër shpirtrave të tyre. Kjo ndodh sepse mëkatarët nuk e marrin mëkatin si rrugë që duhet të përcillet, e njohin si të keqe, dhe në këtë mënyrë mund të pendohen.

Ndërsa sa i përket bidatçijve dhe të devijuarve, ata besojnë që rruga e tyre është e mirë, dhe kështu ata i devijojnë njerëzit të cilët mendojnë se këta po pasojnë mirësi. Për këtë arsye refuzimi i imamëve të fesë kundrejt bidatçijve, mospëlqimi i tyre dhe urrejtja e shoqërimit me ta ka qenë shumë e rreptë. Kjo metodologji është marrë nga qëndrimi i sahabëve kundrejt bidatçijve siç janë hauarixhët, rafidat dhe kaderijtë, dhe vetë kjo sjellje ka prejardhje nga tekstet e Kuranit dhe Sunnetit.

Seid bin Xhubejr ka thënë, siç transmetohet në el-Ibaneh të Ibën Bettas (nr.89):

أن صٌحب ابن فاسقا ، شاطرا ، سن اٌ ، أحب إل من أن صٌحب عابدا مبتدعا

“Që djali im ta shoqërojë një zullumqar mëkatar e dinak që është sunij është më e dashur për mua se sa ta shoqërojë një bidatçi të devotshëm e që bën ibadet (adhurim).”

Imam esh-Shafi’i (që ka vdekur në 204 H) ka thënë, siç transmetohet nga el-Bejhaki në el-I’tikad (fq.158), Tarih Dimeshk (fq.309) dhe el-Bidajeh uen-Nihajeh të Ibën Kethirit (10/254):

لأن لٌقى الله العبد بكل ذنب ما خلا الشرك خ رٌ من أن لٌقاه بش ءً من الهوى

“Që robi ta takojë Allahun me çdo mëkat përveç shirkut është më e mirë sesa ta takojë Atë në ndonjë nga besimet e shpikura.”

Junus bin Ubejd i tha djalit të tij, siç transmetohet në el-Ibaneh të Ibën Bettas (2/466):

أنهى عن الزنا والسرقة وشرب الخمر ولئن تلقى الله تعالى بهذا أحب من أن تلقاه برأي عمرو بن عب دٌ وأصحاب عمرو

“Të ndaloj [ty] nga kurvëria (zinaja), vjedhja dhe konsumimi i alkoolit. Megjithatë, ta takosh Allahun me ndonjërin nga këto mëkate është më e mirë për mua sesa ta takosh Atë me pikëpamjen e Amër Bin Ubejdit dhe shokëve të Amërit (pikëpamje mutezilijeh).”

Ebu Musa ka thënë, siç transmetohet në el-Ibaneh të Ibën Bettas (2/468):

لأن أجاور هٌود اٌ ونصران اٌ وقردة وخناز رٌ أحب إل من أن جٌاورن صاحب هوى مٌرض قلبً

“Të jetoj afër një çifuti apo të krishteri, ose majmunëve e derrave është më e dashur për mua sesa që një person i epsheve i cili ma sëmur zemrën (me devijimin e tij) të jetojë afër meje.”

Ebul Xheuzai ka thënë, siç transmetohet në el-Ibaneh të Ibën Bettas (2/467):

لئن تجاورن القردة والخناز رٌة ف دار ، أحب إل من أن جٌاورن رجل من أهل الأهواء

“Që majmunët dhe derrat të jenë afër meje në shtëpi, është më e dashur për mua sesa një njeri i epsheve (devijimeve, bidateve) të jetë afër meje (si fqinj).”

Imam Ahmed ka thënë, siç transmetohet në Tebekat el-Hanabileh (1/184):

قبور أهل السنة من أهل الكبائر روضة ، وقبور أهل البدعة من الزهاد حفرة ، فساق أهل السنة أول اٌء الله ، وزهاد أهل البدعة أعداء الله

“Varret e Ehli Sunnetit prej njerëzve me mëkate të mëdha janë kopshte. Dhe varret e Ehlul Bidatit nga fetarët janë gropa. Mëkatarët prej Ehli Sunnetit janë eulija (miq) të Allahut, dhe fetarët e Ehlul Bidatit janë armiqtë e Allahut.”

Imam Berbehari ka thënë në punimin e tij ‚Sherh us-Sunneh‛ (nr.149):

إذا رأ تٌ الرجل من أهل السنة رديء الطر قٌ والمذهب ، فاسقا فاجرا ، صاحب معاص ، ضالا ، وهو على السنة ، فاصحبه ، واجلس معه ، فإنه ل سٌ ضٌرك معص تٌه . وإذا رأ تٌ الرجل مجتهدا ف العبادة ، متقشفا ، محترقا بالعبادة ، صاحب هوى ، فلا تجالسه ، ولا تقعد معه ، ولا تسمع كلامه ، ولا تمش معه ف طر قٌ ، فإن لا آمن أن تستحل طر قٌته فتهلك معه

“Kur ta shohësh një njeri nga Ehli Sunneti sjellja e të cilit është e neveritshme, që është i lig, i shthurur, mëkatar dhe zullumqar, shoqërojeni atë dhe uluni me të, sepse mëkati i tij nuk do t’iu dëmtojë juve. Nëse shihni një njeri që përpiqet shumë në ibadete, asket, i djegur pas ibadeteve, përveç që është njeri i bidatit, mos u ul bashkë me të, mos ia dëgjo fjalët dhe mos ec me të, sepse nuk ndjehem i sigurt që si përfundim mos të kënaqesh me rrugën e tij dhe të shkatërrohesh bashkë me të.”

Imam Berbehari gjithashtu ka thënë, menjëherë pas thënies së mësipërme:

رأى وٌنس بن عب دٌ ابنه وقد خرج من عند صاحب هوى فقال اٌ بن من أ نٌ خرجت قال من عند عمرو بن عب دٌ قال اٌ بن لأن أراك خرجت من ب تٌ خنثى أحب إل من أن أراك خرجت من ب تٌ فلان وفلان ولأن تلقى الله زان اٌ سارقا خائنا أحب إل من أن تلقاه بقول أهل الأهواء . ألا ترى أن وٌنس بن عب دٌ قد علم أن الخنثى لا ضٌل ابنه عن د نٌه وأن صاحب البدعة ضٌله حتى كٌفر

“Junus Bin Ubejd e pa djalin e tij duke dalë nga shtëpia e një njeriu të epsheve (më saktë devijimeve) andaj ai tha: ‚O biri im! Prej ku ke dalë?‛ Ai u përgjigj: ‚Nga shoqëria e ‘Amër ibën Ubejdit.‛ Ai i tha: ‚ O biri im. Që të shihja duke dalë nga shtëpia e një personi të fëlliqur e të paturpshëm do të ishte më e dashur për mua sesa të shoh duke dalë nga shtëpia e këtij e këtij! Ta takosh Allahun, o biri im, si zinaçar, mëkatar, hajdut ose si shpirt tradhtar është më e dashur për mua sesa ta takosh Atë me një thënie të njerëzve të epsheve (devijimeve).‛ A nuk e sheh se Junus Ibën Ubejdi e ka ditur që ky person i paturpshëm dhe i fëlliqur nuk do ta devijonte djalin e tij nga feja, ndërsa personi i risive (bidateve) do ta devijonte atë derisa ta bënte atë të mos besonte.”

Këto thënie tregojnë se çfarë është e themeluar te Ehli Sunneti si parim, që bidatçijtë janë më të dëmshëm për Islamin dhe myslimanët sesa mëkatarët. Sepse janë bidatçijtë ata që i përçajnë myslimanët duke u larguar nga Libri, Sunneti, dhe rruga e sahabëve, dhe prezantojnë besime dhe metodologji të devijuara në adhurime (ibadete), të cilat që të gjitha i largojnë myslimanët prej Zotit të tyre (duke menduar ata që janë në udhëzim). Kjo e shkatërron fenë dhe e shkatërron kapjen e myslimanëve për fenë e vërtetë dhe të drejtë, për Librin dhe Sunnetin dhe rrugën e Selefëve të ndershëm, dhe kur kjo ndodh, ata më nuk mbahen për litarin e Allahut, gjë që ka pasoja madhore dhe shijen e hidhët të së cilës myslimanët duhet ta përjetojnë me shekuj më pas.

Kjo ndodh sepse ka ligje të themeluara të cilat funksionojnë tek krijesat, dhe prej tyre është që kurdo që njerëzit qëndrojnë në rrugën e drejtë të Allahut, në besim, fjalë dhe vepra, ata do të kenë unitet, nder, fuqi dhe do të jenë më të lartit, dhe kurdo që ata largohen nga rruga e drejtë e Allahut, ata do të kenë dobësi, humbje, mposhtje, ndarje dhe nënçmim.

Me këtë largpamësi, selefët treguan refuzim të ashpër ndaj bidatçijve, dhe ata ua sqaruan fëmijëve të tyre dhe familjeve që edhe pse ata nuk e tolerojnë mëkatin, megjithëkëtë, ata do të preferonin që bijtë e tyre dhe pasardhësit të zhyten në mëkate sesa të futen në ndonjë nga devijimet dhe risitë. Dhe kjo është rruga e Ehli Sunnetit në të gjitha kohërat dhe epokat – metodologji përmes së cilës ruhet dhe mbrohet feja e pastër.

Fatkeqësisht sot peshoret janë rrotulluar në atë mënyrë që ata të cilët janë në bidate të mëdha siç janë bidatet e hauarixhëve, kaderijve, të mutezilijve, dhe ato të xhehmijëve janë të lavdëruar për shkak të karakterit që ata e shfaqin e që duket i ndershëm (ndërsa ata janë të urryer në shikimin e Allahut për shkak të risive të tyre dhe devijimit). Kështu, njeriu mund të paraqesë akiden e hauarixhëve, mutezilijve, murxhiave, dhe xhehmijëve në veprat e tij, por vetëm pse ai thërret për në revolucione në emër të ‚drejtësisë shoqërore‛ dhe ‚përkrahjen e sheriatit të Allahut‛, ai lavdërohet si ‚shejkh i Islamit‛ dhe si ‚muxhtehid‛ dhe si ‚muxhahid‛ e kështu me radhë. Kjo sjellje nuk është aspak e mangët nga tradhtia për umetin.

Shënim me rëndësi: Ehli Sunneti dallon mes atyre që janë udhëheqës dhe thirrës për në bidat dhe atyre që janë thjesht pasues të bidatit (pa bërë thirrje në të), dhe atyre që janë pjesa dërmuese e që janë në çështje të bidatit prej injorancës dhe prej pasimit të udhëheqësve të tyre. Dhe Ehli Sunneti i trajton secilën nga këto kategori në mënyrë të caktuar e të veçantë. Parimet për sa i përket kësaj teme do të skicohen në artikuj tjerë inshaAllah.

Përkthyer nga gjuha angleze

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit