Bojkotimi i tyre është obligim

Shejh Muhamed Nasirudin Albani

Pyetësi: Në lidhje me bojkotimin e bidatçijve, o shejh.

Shejh Albani: Vazhdo.

Pyetësi: Me sa duket nga ajo që kam dëgjuar unë, është se ju e merrni në konsideratë të mirën e bidatçiut.

Shejh Albani: Po.

Pyetësi: Dhe nuk e mohoni origjinën e bojkotit?

Shejh Albani: Jo nuk e mohoj origjinën. Ai është obligim, bojkotimi është…

Pyetësi: Shejh, siç e përmendëm më parë, ne e morëm parasysh të mirën e tij dhe u tha që nuk ishte e lejueshme të bojkotohej bidatçiu. Ne e morëm në konsideratë mirëqenien e bidatçiut dhe si e tillë, me këtë metodë, duke u përzier me bidatçiun, njerëzit do të ndikoheshin. Ata do të mendonin se ky bidatçi nuk është në bidat. Dhe (në këtë mënyrë) ne nuk do të merrnim parasysh të mirën e përgjithshme të njerëzve, të cilët mund të humbasin (nga rruga e drejtë) nga lidhjet e këtij dijetari selefij (me bidatçiun), ose ata do të devijonin njerëzit si rezultat i kësaj. Çështja tjetër është…

Shejh Albani: Ruaje çështjen e dytë derisa të sqarojmë të parën.

Kjo çështje, vëllai im, nga pikëpamja e aplikimit të saktë, ka nevojë paraprakisht të zbatohet me dije. A arrini ta perceptoni këtë dijetar selefij të jetë i komprometuar fetarisht (sipas rregullave te fesë) ta presë bidatçiun?

Pyetësi: Jo.

Shejh Albani: Në rregull. Nëse e perceptoni ndryshe, atëherë do ta keni perceptuar atë (dijetarin selefij) duke e refuzuar bidatin e tij, duke e këshilluar ose duke e përkujtuar atë. Nëse ishte ky rasti , atëherë ku do të ishte ky rrezik mbi njerëzit në përgjithësi? Ata dëgjojnë dijetarin duke e këshilluar (bidatçiun) dhe përkujtuar atë etj.

Pyetësi: Po.

Shejh Albani: Prandaj, rreziku të cilit ju i referoheshit i përket atyre që bëjnë kompromise për të pritur bidatçijtë, dhe jo atyre të cilët i refuzojnë me atë çfarë është më mirë (me sjellje korrekte).

Pyetësi: Allahu ju shpërbleftë!

Shejh Albani: Me fjalë të tjera: kushdo që shoqërohet me ta dhe hesht rreth bidatit dhe devijimit të tyre dhe (pretendon) se kjo është të qenët i durueshëm e falës, ne këtë e dënojmë. Me të vërtetë që sqarimi duhet bërë. Besoj që na mbaroi koha.

Përktheu: Umm Abdilah

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Burimi: http://www.sahab.net/forums/showthread.php?t=364011

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit