Çdo kush që ka ditë të paagjëruara të Ramazanit e ka obligim t’i bëjë kaza para se të vije Ramazani i ardhshëm

Fetua nga shejh Abdulaziz Bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

Pyetje: A llogaritet mëkatar ai person të cilin e ka arritur Ramazani duke pas ditë të paagjëruara prej Ramazanit të kaluar, për faktin se nuk i ka bërë kaza deri sa ka hyrë Ramazani tjetër? A e ka obligim kefaretin (kompensimin) apo jo?

Përgjigje: Çdo kush që ka ditë të paagjëruara të Ramazanit e ka obligim t’i bëjë kaza para se të vije Ramazani i ardhshëm. Ai e ka të lejuar t’i vonojë ato (ditë) deri në muajin Shaban. Mirëpo, nëse vije Ramazani tjetër dhe nuk i ka bërë kaza duke mos pasur arsye, atëherë për këtë ai bënë mëkat. Megjithëkëtë, ai e ka obligim t’i bëjë kaza në të ardhmen, duke ia bashkangjitur kësaj të ushqyerit e një të varfëri për çdo ditë (të paagjëruar). Këtë fetua e kanë dhënë një grup prej shokëve të Pejgamberit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem).

Sasia e ushqimit (që duhet dhënë të varfërve) është gjysmë sa’1 për çdo ditë (të paagjëruar) nga ushqimi kryesor i banorëve të atij vendi. Këtë ushqim mund t’ia jap disa të varfërve apo njërit prej tyre. Ndërsa, nëse për këtë vonim ka arsye, për shkak të sëmundjes apo udhëtimit, atëherë vetëm i bën kaza (ato ditë) dhe nuk e ka obligim të ushqyerit e të varfërve, për shkak të përgjithësimit që është në Fjalët e Allahut:

“Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar.” (El Bekare: 185).

1 Ibë Kudame ka thënë: “Esenca te e sa-a është sa ajo duhet të matet me enët e përgatitura veçanërisht për matjen e saj (ose në arabisht quhet El Kil, sh.p.), mirëpo është matur/caktuar me peshë (nga dijetarët) në mënyrë që memorizohet dhe transmetohet me lehtë.” (El Mugnij 4/168). Komisioni i dijetarëve të mëdhenj në Arabinë Saudite e kanë caktuar/matur sa-në me katër emdad (një mudd është mbushja e dy shuplakave të shtrira të njeriut mesatar). Ndërsa një mudd e kanë caktuar se peshon 650 gram përafërsisht. Kështu që sipas tyre 4 X 650 g = 2600 gram. Me këtë edhe e kanë dhënë fetuanë. Shiko Muadeletul-euzan uel-mekajil esh sher’ije bil-euzan uel-mekajil el muasire të Ibën Munejbig në revistën Bejtuz-zekat (9/105 dhe 8/168). Sipas kësaj fetuaje i bie që gjysmë sa’ është 1300 gram.

 

Allahu është Ai që jep suksesin.
Vëllimi nr. 15, faqe nr. 340.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva