“Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen…”

Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen…” Suretu Ali -Imran 185.

Të gjithë ne do të vdesim, pavarësisht shkakut, qoftë prej sëmundjes, apo prej aksidenteve, apo nëse është luftë, apo papritmas etj. Të gjithë ne e kemi të caktuar se kur do të vdesim, nga çfarë dhe ku do të vdesim.

Allahu i ka thënë Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem: “Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë e, sigurisht që edhe ata do të vdesin.” Zumer 30. Ky është ngushëllimi më i madh ndaj njerëzve në fatkeqësi. Të mos mendosh se nëse të ka vdekur një i afërm se vetëm ai ka vdekur e ne nuk do të vdesim. Dikush do të vdesë më herët e dikush më vonë.

Si është të vdesësh? Një prej sahabijve kur ka qenë në prag të vdekjes e kanë pyetur fëmijët se si është të vdesësh, dhe ai (duke qenë mendjemprehtë) ka thënë: “Është si të marrësh frymë prej vrimës së gjilpërës.” Kështu, preokupimi yt është se a ke mundësi të futësh pak oksigjen brenda. Nuk të bie në mend për pasuri, për fëmijë, për fokusin intelektual etj. Në këtë moment aktivizohet vetëm ajo që ke pasur në nënvetëdijen tënde, ajo se si ke jetuar.

Dr. Gazmend Mehmeti – Transkriptim.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit