Çfarë është më parësore të veprojmë me shoqërinë që i kemi pasur gjatë periudhës që nuk kemi pasur dije: A të largohemi prej tyre apo të mundohemi që t’i urdhërojmë për të mirë?

Pergjigja: Me shoqerine e kaluar as nuk duhet shkeputur te gjitha kontaktet, por as nuk duhet vazhduar te mbahen ashtu sic kane qene me heret (sepse prej pendimit te sinqerte eshte qe njeriu te ndahet nga shoqeria e keqe ne te cilen ka qene). Kjo gje eshte ne varesi te personit (muslimanit), dmth nese ai e veren qe shoqeria e vjeter po e terheq drejt gjerave te ndaluara te cilat i ka bere me heret sa ka qene ne shoqeri me ta, atehere duhet t’i shkepus lidhjet me ta, sepse obligim paresor per njeriun eshte qe ta ruaj se pari veten prej Zjarrit e pastaj sipas mundesive edhe tjeret. Mirepo, nese ai eshte me i forte se ta, dhe ata ndikohen prej tij per te mire, atehere lejohet qe te mbaj kontakte aq sa mundet t’i therras ne Islam, duke mos u leshuar teper ne kontaktet me ta e pastaj te bie ne gjera te ndaluara.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit