Çfarë quhet tagut dhe si duhet të jetë qëndrimi ynë ndaj tij?

Përgjigjje: Dijetarët kanë përmendur se tagut quhet çdo gjë dhe çdokush që adhurohet në vend të Allahut. Tagëtut janë disa llojesh:

1. Iblisi (koka e tagutëve),

2. Ai që adhurohet në vend të Allahut dhe është i kënaqur me këtë adhurim,

3. Ai i cili i urdhëron të tjerët që ta adhurojnë atë,

4. Ai që gjykon me ligje të tjera përveç Ligjeve të Allahut (mirëpo, nëse personi gjykon me ligje të tjera përveç Ligjeve të Allahut nuk do të thotë se menjëherë bëhet jobesimtar. Veç atëherë kur e lejon gjykimin me ligje të tjera është jobesimtar, e jo në raste të tjera. Kështu, nëse nuk e sheh si të lejuar gjykimin me ligje të tjera, mirëpo ka arsyetimet e tij, si: “po detyrohemi/imponohemi të veprojmë kështu” etj., atëherë shikohet gjendja e tij dhe nuk shpallet menjëherë si jobesimtar).

5. Çdokush që teprohet ndaj tij, qoftë i adhuruar, apo që i binden të tjerët (prijës, udhëheqës), apo që ndiqet prej të tjerëve (si: dijetari). Nëse të tjerët i binden një udhëheqësi i cili thotë se një gjë është haram, por të cilën Allahu e ka bërë hallall, dhe ata e pasojnë atë në këtë duke e ditur se ajo gjë është hallall, duke i tejkaluar kështu kufijtë në bindjen ndaj tij, atëherë e kanë bërë atë tagut.

➡ Nëse të tjerët i binden verbërisht një dijetari edhe pse e dinë se e vërteta është e kundërta e asaj që e thotë, megjithatë vazhdojnë ta pasojnë, atëherë e kanë bërë tagut atë.

Hoxhë Lulzim Perçuku.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit