Cilën vepër ta veproj më shumë në Ramazan nga veprat e mira (jo të obligueshme)?

Cilën vepër ta veproj më shumë në Ramazan nga veprat e mira (jo të obligueshme)?

Besimtari është mirë t’i veprojë të gjitha veprat e mira, si: t’u shtrojë iftar të tjerëve,  të ndihmojë të varfrit/nevojtarët, të shtojë leximin e Kuranit, të falë namaz nafile etj. E pastaj, rreth asaj se cilës prej tyre t’i kushtohet rëndësi, çdonjëri duhet të ndalet te vetja e tij të shohë se cila nga to i ndikon më mirë dhe ia përmirëson gjendjen dhe besimin. Veprat prej personit në person dallojnë. Një vepër e mirë tek dikush ndikon më shumë, e një tjetër ndikon më shumë te një person tjetër, shembull: për koprracin është më e mirë dhënia e sadakasë (që i vjen rëndë), në mënyrë që ta pastrojë shpirtin prej kësaj vetie të keqe (koprracisë), sesa një vepër tjetër që e ka të lehtë ta kryejë. Sa i përket dhënies iftar të tjerëve, më së miri është t’u shtrohet të varfërve agjërues, ngase në këtë rast arrihen dy shpërblime: dhënia iftar agjëruesit dhe ndihma ndaj nevojtarëve. Kjo është më mirë, sesa t’u shtrohet iftar atyre që kanë, e madje në disa raste kur disave që i fton për iftar u vije mërzi ngase përtojnë ta prishin rehatinë që kanë në shtëpitë e tyre. E kur qëllimi është që të thirren familjarët/afërmit në iftar për t’i afruar me Islamin dhe për t’i thirrur në të, duke ndikuar vërtetë kjo për të mirë tek ta (në afrimin me Islamin), meqë janë jo praktikues, atëherë kjo është më e mirë sesa ndihma ndaj të tjerëve (duke iu shtruar iftare).

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit