Çlodhja e agjëruesit të rraskapitur dhe gjumi i tij

Pyetja: “Kaloj ditën time në Ramazan duke fjetur e duke u çlodhur dhe nuk mundem të veproj për shkak se ndiejë uri dhe etje shumë të madhe. A ndikon kjo në vlefshmërinë e agjërimit tim?”

Përgjigje: “Kjo nuk ndikon aspak në vlefshmërinë e agjërimit tënd, përkundrazi, shpërblimi yt shtohet, siç thotë Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem):

“Shpërblimi yt është në sasi të lodhjes sate”.

Andaj, sa herë që rritet lodhja e njeriut, rritet edhe shpërblimi i tij. Është e lejueshme për personin në fjalë që të ndërmarrë gjëra që ia lehtësojnë agjërimin, siç janë freskimi me ujë dhe ulja e tij në vende të freskëta”.

(Shejh Ibn Uthejmin 1/509).

Fetua për agjëruesin

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit