Datëlindja e Pejgamberit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem), garat kuranore, therja e deshve dhe mbajtja e ligjëratave për hir të ditëlindjes (mevludit) së tij

Komisioni i përhershëm për hulumtime akademike dhe fetua

Pyetje: Shpresojmë të na e tregoni datën e saktë të lindjes së Pejgamberit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem). Po ashtu, me këtë rast ne kemi përgatitur gara kuranore, therje të deshve, dhe mbajtje të ligjëratave rreth Pejgamberit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem). Shpresojmë të na orientoni a është ky program i ligjësuar sheriatikisht?

Përgjigje: Së pari: Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) është lindur në vitin e Elefantit, në muajin Rabiul Euel, siç e kanë përmendur Muhamed bin Is’haku dhe dijetarët e sire-së në librat që flasin rreth saj.

Së dyti: Prej bidateve të ndaluara është kremtimi i natës së ditëlindjes së Pejgamberit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem), si dhe organizimi i garave kuranore, therja e deshve, dhe mbajtja e ligjëratave me këtë rast. Kjo, sepse Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ishte njeriu që më së miri e njihte vlerën e vetes së tij dhe gjërat me të cilat duhej të nderohej, po ashtu ai më së miri e njihte fenë/sheriatin e Allahut të Lartësuar, dhe megjithëkëtë nuk është vërtetuar që ai e ka kremtuar ndonjëherë ditëlindjen e tij dhe as të ndonjërit prej Pejgamberëve të mëparshëm (sal-lAll-llahu alejhim ue sel-lem) si vëllezër të tij, e as të ndonjërit prej shokëve të tij, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre. Ndërsa, nga vetë Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) është pohuar të ketë thënë: “Kushdo që shpik në fenë tonë diç (një vepër) që nuk është prej saj, ajo i kthehet mbrapsht (nuk i pranohet).” Kurse, në një transmetim tjetër thotë: “Kushdo që punon një vepër që nuk është prej fesë tonë, ajo i kthehet mbrapsht.”

Vetëm Allahu e jep suksesin. Salatet dhe selamet tona qofshin mbi Pejgamberi tonë Muhamed, dhe mbi familjen e shokët e tij.

Fetua-ja me nr. 5723, vëllimi nr. 3, faqe: 33.

Kryetar: AbdulAziz bin Abdilah bin Baz.
Nënkryetar: AbduRrezak Afifi.
Anëtar: Abdullah bin Gudejan.
Anëtar: Abdullah Kuud.

Përktheu: Lulzim Perçuku.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva