Disa gjëra në edukimin ndaj fëmijëve

Disa gjëra në edukimin ndaj fëmijëve

Suksesi dhe lumturia e njeriut në këtë botë dhe shpëtimi në ahiret është shumë i lidhur ngushtë me sjelljen ndaj prindërve.

Nganjëherë njeriu vetëm kërkon dhe tregon se çfarë kanë obligim prindërit ndaj tij (bëhet i anshëm), por nuk i bie ndërmend se a kanë edhe ata të drejta mbi të.

Fëmijët dhe prindërit kanë obligime dhe të drejta mbi njëri-tjetrin.

Disa çështje të cilat prindi duhet t’i ketë parasysh ndaj fëmijëve:

  • Nëse do që fëmija yt të sillet mirë me ty, bëhu së pari ti njeri i mirë, sepse fëmija pason prindin e tij në atë që vepron.
  • Bëje zgjedhjen adekuate (të mirë) të bashkëshortit/es.
  • Mbaj drejtësi mes fëmijëve, mos nxit armiqësi mes tyre e të ta mbajnë mend këtë pastaj.
  • Bëj lutje tek Allahu për fëmijët. Pa ndihmën e Allahut nuk kemi mundësi të kemi sukses në procesin e edukimit të fëmijëve. Andaj duhet të jemi të përulur dhe këmbëngulës në lutje.
  • Të edukosh fëmijët me edukatë islame (t’i sjellësh në xhami, t’i afrosh me Kuranin, me namazin etj.). Në xhami mësohet e dëgjohet se kujdesi e sjellja e mirë ndaj prindit është adhurim e obligim. T’i edukosh me edukatë islame, t’i mësosh se nëse do të bëjnë një punë të mirë ta bëjnë se e duan Allahun dhe të lënë mëkatin ngaqë kanë frikë Atë.
  • Mos i ngarko/kërko më shumë sesa që duhet e që kanë mundësi.

Dr. Gazmend Mehmeti – Transkriptim.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit