- Disa gjëra që pengojnë të mos e shijosh ëmbëlsinë e namazit:
–Bërja e mëkateve. Kjo pengon më së shumti në përjetimin e kënaqësisë së adhurimeve. Andaj duhet shtuar shumë istigfarin. Nëse do të shijosh ëmbëlsinë e adhurimeve (namaz, lexim i Kuranit etj.), duhet që gjatë ditës e natës të shtosh istigfarin, me gjuhë dhe zemër, pra të thuash: “estagfirullah, estagfirullah…” e t’ia kujtosh vetes mëkatet e bëra gjatë ditës. Kështu do të mund të bësh adhurime më shumë, por edhe do t’i kryesh në mënyrë më kualitative.
– Vëmendja te disa gjëra që ka lënë pa kryer para namazit. Andaj, është mirë që të përfundojë punët e gjërat që mund ta preokupojnë gjatë faljes. Kështu të rehatohet prej çështjeve të dunjasë e të hyjë në namaz (me mendje më të qetë).
–Pengesat gjatë namazit. Shumë njerëz kur nisin namazin duke thënë “Allahu ekber” e thonë me gjuhë, pa zemër, pa vëmendje. E Allahu është më i madh se gajlet e tua të kësaj jete. Nëse thua “Allahu ekber” dhe hyn në namaz, por që mendja jote mbetet te punët e kësaj bote atëherë kjo nuk po i bie se me zemrën tënde ke bindjen se Allahu është më i madhi, sepse gajlet e çështjet e kësaj bote për ty po janë më të rëndësishme. Kështu është kur namazi bëhet veç një rutinë. Ndërsa, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kënaqësia e syve të mi është namazi.” Pra, prehjen, qetësinë e kënaqësinë e shpirtit e gjej në namaz. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem qetësimin prej problemeve të kësaj bote e ka gjetur në namaz. Kurse, sot, shumë namazfalës problemet e botës mundohen t’i zgjidhin në namaz. Besimtari duhet të përpiqet për përmirësim të namazit, vazhdimisht, derisa namazi i tij të bëhet kënaqësi e syve dhe prehje e shpirtit. Adhurimet Duhet përpjekje që adhurimet të mos bëhen adete. Besimtari nuk bën që të lejojë veten të bie.
Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.