Dispozita mbi paratë e kompenzuara nga kompanitë e sigurimeve

Fetuaja nr. 4862
Komisioni i Përhershëm për Studime dhe Fetua në përbërje të anëtarëve:
Abdulaziz ibën Baz, Abdurrezak Afifij, Abdullah ibën Gudejan, Abdullah ibën Kuud

Pyetje: Ka marrë flakë dyqani i një muslimani, dhe si pasojë është djegur i gjithë malli që gjendej në të. Mirëpo pronari e ka siguruar dyqanin prej vitesh në një kompani sigurimesh, ndërsa kompania i ka kompensuar të gjitha humbjet. Prandaj si është gjykimi i Allahut lidhur me atë pasuri të kompensuar, veçanërisht kur dihet se sasia e kompensuar e tejkalon dyfishin e vlerës së asaj që klienti i ka paguar kompanisë prej vitesh, gjithashtu duke e ditur se në disa shtete sigurimet janë të obliguara?

Përgjigje: Ky lloj i sigurimeve quhet sigurim komercial, i cili është haram; për shkak se përmbanëkamatë, bixhoz, përmban pasiguri në humbje dhe fitim si dhe përvetësim të pasurive me të pa drejtë. Ndërsa ai që i ka ndodhë fatkeqësia, e ka të lejuar të marrë kompensim në atë sasi sa i ka paguar kompanisë, ndërsa pjesën që e tejkalon ua jep të varfërve apo e shpenzon në ndonjë punë tjetër të dobishme, dhe ky person duhet të tërhiqet nga kompania e sigurimeve.

Përktheu: Jeton Bozhlani

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva