Domethënia e tevekulit

Komisioni i përhershëm për studime dhe fetua
(Abdullah ibën Ka’ud, Abdullah Ibën Gudejjan, Abdurrezak Afifij, AbdulAziz ibën Abdullah Ibën Baz)

 

Pyetja: Nëse tevekuli (mbështetja në Allahun) nuk do të thotë që duhet të kërcesh në një pishinë ndërsa nuk din të notosh, e as ta vendosësh veten në rrezik nga një lëvizje fizike pa trajnim paraprak, e as të ulesh në një dhomë përplot me insekte pa përdorur insekticide e ta nënshtrosh veten ndaj ndonjë sëmundje, e as ta lësh sirtarin hapur duke i vënë gjërat që ai përmban në humbje, atëherë çfarë është domethënia e tevekulit? E vlerësojmë udhëzimin tuaj, dhe shumë falënderime për ju.

Përgjigja: Tevekuli do të thotë që personi duhet ta vendosë besimin e tij vetëm te Allahu (i Lavdëruar qoftë Ai). Është një vepër e obligueshme dhe një ndër parimet e Imanit (besimit). Allahu (qoftë i Lavdëruar) thotë: “dhe mbështetuni në Allahun nëse jeni me të vërtetë besimtarë.” Tevekuli është një nga shkaqet e fuqishme morale që ndihmon në arritjen e qëllimeve dhe përmbushjen e synimeve. Megjithatë, myslimani duhet ta kombinojë atë me shkaqe tjera, qofshin ato vepra ibadete (adhurime) siç është duaja (lutja), salah (namazi), sadakaja (lëmosha) ose mbajtja e lidhjeve farefisnore, ose mjete tjera materiale për të cilat Allahu ka paracaktuar që efektet e tyre të pasojnë si shkak i tyre, siç ishin shembujt e përmendur nga pyetësi këtu. Ne duhet të kemi tevekul në pasimin e rrugës së Pejgamberit të Allahut (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) në këtë vështrim pasi që ai ishte njeriu më i mirë që kishte tevekul. Ai gjithashtu merrte shkaqet tjera përkatëse materiale së bashku me tevekulin. Andaj, kushdo që i injoron shkaqet materiale duke menduar se mjafton për ta të kenë tevekul, kundërshtojnë rrugën e Pejgamberit të Allahut (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem). Ky lloj i tevekulit nuk është i lejuar. Me saktë, është i pamatur dhe tevekul jo sheriatik (i ligjshëm sipas Islamit).

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin Muhamed, familjen dhe shokët e tij!

Fetuaja nr. 2798.
www.alifta.com

Në gjuhën shqipe është përkthyer nga gjuha angleze

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit