Duaja: “O Allah, tek Ti kërkoj mbrojtje që mos të devijoj e as të devijohem…”

Lavdërimi dhe falënderimi i takon vetëm Allahut, prandaj Atë e lavdërojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë dhe Atij i pendohemi. Allahun e lusim të na ruaj nga të këqiat e shpirtërave dhe veprave tona. Atë që Allahu e udhëzon s’ka kush e largon nga udhëzimi, kurse atë që Allahu e lë në devijim s’ka kush e sjell në udhëzim. Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush pos Allahut si dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij, salavatet dhe selamet qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij.

O ju besimtarë, u porosis ju dhe veten time për devotshmëri ndaj Allahut të madhërishëm, sepse ajo është përgaditja më e mirë për rrugën që të shpie tek kënaqësitë e Allahut, ajo është porosia e Allahut për njerëzit e parë dhe të fundit, ajo është porosia e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) që ia la umetit të vet, ajo ishte porosia e brezave të parë (selefëve) që bënin mes veti.

Ju duhet ta dini se duaja është çelësi i çdo të mire në këtë botë dhe në tjetrën, ndërsa duatë më të plota dhe që më së shumti përmbledhin të mirat dhe rrugët e shpëtimit janë duatë e pejgamberit fisnik Muhammedit (salallahu alejhi ve selem); sepse ato përfshijnë cakun dhe majën e qëllimeve të larta, dhe kush mediton të gjitha duatë e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) do ta vërejë këtë. Prandaj vlenë që njeriu besimtarë t’i njoh duatë e Pejgamberit, tu kushtoj vëmendje dhe t’i mësoj ato, në mënyrë që t’i arrijë të mirat dhe begatitë e tyre në këtë botë dhe në tjetrën.

Robër të Allahut, të ndalemi pak dhe të meditojmë një dua madhështore të Pejgamberit (salallahu alejhi veslem) të cilën e thoshte sa herë që dilte nga shtëpia. Autorët e katër librave të Suneneve citojnë nga nëna e besimtarëve Ummu Selemeja të ketë thënë: “Asnjëherë nuk dilte Pejgamberi nga shtëpia ime pa e ngritur shikimin lart, duke thënë: “O Allah, tek Ti kërkoj mbrojtje që mos të devijoj e as të devijohem, të mos bie në mëkat e as të shtyhem në të, të mos bëj padrejtësi e as të më bëhet padrejtësi, të mos sjellem me injorancë e as të mos sjellet dikush me mua me injorancë”.

Robër të Allahut, kjo është një dua madhështore, të cilën vazhdimisht e thoshte pejgamberi ynë fisnik sa herë që dilte nga shtëpia, siq shihet qartë nga fjalët e nënës së besimtarëve.

Fjala e sajë se Pejgamberi “Asnjëherë nuk dilte pa e ngritur shikimin lart”; tregon për imanin se Allahu është lart, Ai qëndron në arshin e Tij mbi krijesat e Tij. Gjithashtu kjo fjalë tregon për përcjelljen e Allahut dhe se duhet ta kemë vëmendjen në përcjelljen dhe shikimin e Tij ndaj njerëzve, sepse Atij nuk i fshihet asgjë në tokë e as në qiell. Prandaj sa mirë do të ishte që njeriu besimtar sa herë të dalë nga shtëpia ta ketë vëmendjen se Allahu e sheh dhe përcjell dhe Atij nuk mund t’i fshihet asgjë. E gjithë kjo përfitohet nga ngritja e shikimit lart, sepse me këtë përqëndrohet vëmendja se Allahu është duke na shikuar.

Kurse ai që del nga shtëpia, patjetër që do të ketë kontakte dhe përzierje me njerëzit, ndërsa dihet se njerëzit janë shumë llojesh: disa janë bëmirës, disa keqbërës, disa janë në mes këtyre; prandaj ai që del në masë të njerëzve dhe ka kontakte me ta, atëherë patjetër që kjo do të shkaktojë grindje e kundërshtime, ku duhet të ketë kujdes që mos të bie në to. Ndërsa Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem i ka përmbledhur në këtë dua madhështore dhe përmbledhëse.

Robër të Allahut, sa herë që muslimani del nga shtëpia e tij, duhet të ketë vëmendjen tek këto katër gjëra në këtë hadith madhështor, dhe të ketë kujdes e ta lus Allahun që ta ruaj nga to. Pra sa herë që të dalësh nga shtëpia duhet te kesh kujdes që të mos biesh në këto katër gjëra: Devijim, mëkat, padrejtësi dhe sjellje me injorancë. Sepse të gjitha këto janë të rrezikshme dhe shkatërruese nëse njeriu bie në to, dhe të cilat mund të ndodhin nga ti, dhe mund të ndodhin nga të tjerët. Ndërsa kjo dua përfshinë mbrojtjen nga këto katër gjëra, qoftë nëse ndodhin nga ti, qoftë nga të tjerët.

Fjala e Pejgamberit (salallahu alejhi ve slem): “O Allah, tek Ti kërkoj mbrojtje që mos të devijoj e as të devijohem”, përfshinë lutjen ndaj Allahut që ta shpëtojë nga devijimi, qoftë nga devijimi i vetvetes, që shkaktohet duke rënë në mëkate dhe shkejle të ndryshme, qoftë nga devijimi që mund t’ua bëjë të tjerëve. Ndërsa fjala “Që mos të devijohem” dmth të mos devijohem nga ndokush, sepse njeriu mund të dalë nga shtëpia i tij i sigurtë dhe i qetë duke mos dashur të bëjë keq, por ndodhë të takohet me ndonjë njeri të devijuar dhe të devijohet nga rruga e frjetë. Për këtë, është sunet që kur muslimani del nga shtëpia e tij, të kërkoj mbrojtje nga Allahu që ta ruaj nga devijimi i vetes dhe devijimi i të tjerëve.

Ndërsa fjala: “Të mos bie në mëkat” dmth të mos bie në mëkat pa e diktuar fare, ndërsa fjala “As të shtyhem në mëkat” dmth të mos më shtyjë ndokush në mëkat dhe shkatërrim.

“Të mos bëj padrejtësi e as të më bëhet padrejtësi”, padrejtësi dmth të vendosësh gjërat jo në vendin e duhur; t’iu vërsulesh njerëzve në pasuri, në personalitet në nder etj. “Të mos bëj padrejtësi” dmth të mos jem i padrejtë me të tjerët, qoftë në pasuritë, nderin apo në personalitetin e tyre etj. “As të më bëhet padrejtësi” dmth as të më sulmojnë njerëzit me padrejtësi. Ky e lut Allahun që ta shpëtoj nga padrejtësia e vet dhe nga padrejtësia e të tjerëve, të mos i bëj dikujt padrejtësi, e as dikush të mos i bëjë padrejtësi.

“Të mos sjellem me injorancë e as të mos sjellet dikush me mua me injorancë” dmth të mos sjellem me njerëzit me vepra të injorantëve dhe medjelehtëve, duke i sharë, nënqmuar e tallur etj, e as të sjellet dikush me mua në këtë mënyrë. Pra ky lutet që Allahu ta ruaj nga veprat e injorantëve, që mos t’i bëjë ato vepra me të tjerët, e as të tjerët të mos i bëjnë ndaj tij.

Robër të Allahut, kjo është dua madhështore që Pejgamberi jonë fisnik e thoshte sa herë që dilte nga shtëpia e tij, prandaj edhe ne duhet ta pasojmë Pejgamberin tonë (salallahu alejhi ve selem), të ecim hapave dhe rrugës së tij, sepse ajo është rruga dhe udhëzimi më i mirë.

Robër të Allahut, kur muslimani e thotë këtë dua madhështore, ai duhet t’i veproj shkaqet me të cilat arrihet qëllimi i kësaj. Kur i thua këto fjalë, atëherë vetëm se e ke lutur Allahun, i ke kërkuar ndihmë dhe iu ke mbështetur, më pas duhet përpjekur që të largohesh nga këto gjëra dhe të kesh kujdes të mos biesh në to.

Ne lusim Allahun të na ruaj që mos të devijojmë e as të devijohemi, të mos bëjmë padrejtësi as të na bëhet padrejtësi, të mos biem në mëkat e as të shtyhemi nëtë, të mos sjellemi me injorancë e as të sjellen më ne me injorancë.

Robër të Allahut, përzierja me njerëzit dhe kontaktet me ta sjellin shumë gjëra që njeriu duhet të ketë kujdes të mos bie në to, ndërsa kjo arrihet duke patur në vëmendje se Allahu të përcjell, si dhe duke u mbështetur tek Ai, sepse është trasmetuar nga Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) një hadith tjetër, i cili udhëzon që kur të dalim nga shtëpia të themi: “Në emër të Allahut, tek Allahu mbështetem, s’ka ndryshim e as fuqi pa ndihmën e Allahut” dhe sqaroi se ai i cili e thotë këtë do të jetë i udhëzuar, Allahu do t’i mjftoj, do të jetë i mbrojtur dhe nuk do t’i afrohet shejtani.

Robër të Allahut, të gjitha këto fjalë janë mbështetje në Allahun dhe dorëzim tek Ai, dhe po ashtu kjo tregon se njeriu ka nevojë për Allahun në çdo çast dhe në çështje të tij.

Lusim Allahun të na bëj prej atyre që mbështeten sinqerisht tek Ai, që i besojnë sinqerisht dhe që i kërkojnë mbrojtje për çdo çështje të vogël e të madhe, vërtetqë që Ai është më i miri që i lutemi dhe tek Ai është shpresa.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva