Ebu Hurejra dhe nëna e tij

Marrë nga: Sahihul Edebul Mufrad i Imam Buhariut, Allahu e mëshiroftë

Muhamed Nasirudin el Albani, Allahu e mëshiroftë

Imam Muhamed Ibën Ismail el Buhari transmeton në Edebul Mufrad:

1.Ebu Murrah ka treguar që meula (robi) i Ummu Hanit, bijës së Ebu Talibit, ka treguar se ka shkuar me Ebu Hurejren në vendin e tij (el Akik).

Kur ai (Ebu Hurejra) hyri në tokën e tij, bërtiti me zërin më të lartë:

“Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ty oj nënë!”

Ajo u përgjigj,

“…dhe mbi ty qofshin paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut!”

Ai i tha:

“Allahu pastë mëshirë mbi ty se më ke rritur kur kam qenë i vogël!”

Ajo u përgjigj:

“O biri im, njëjtë qoftë edhe për ty! Allahu të shpërbleftë dhe qoftë i kënaqur me ty sepse ishe i kujdesshëm për mua kur unë u plaka!”

(Hadithi nr.14. Hasen nga el Albani në Sahihul Edebul Mufrad nr.14, fq 30).

__________________________________________________________________________________________

2. Ebu Hurejre ka thënë:

“Nuk ka ndonjë çifut apo të krishterë që ka dëgjuar për mua, veçse më ka dashur. Me të vërtetë, doja që nëna ime ta pranonte Islamin, por ajo refuzonte. E thërrisja atë në të, por ajo refuzonte. Kështu, shkova te pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) dhe e i kërkova,

“Lute Allahun për të.”

Ai u lut. Pastaj shkova te ajo, dhe derën e kishte të mbyllur. Më tha:

“O Ebu Hurejre, e kam pranuar Islamin.”

E njoftova Pejgamberin (sal-lAll-llahi alejhi ue sel-lem) dhe i kërkova:

“Lute Allahun për mua dhe nënën time.”

Ai tha:

“O Allah, bëji njerëzit që ta duan robin tënd Ebu Hurejren dhe nënën e tij.”

(Hadithi nr.34. Hasen nga shejh Albani në el-Mishkat nr.5895)

_________________________________________________________________________________________

3. Muhamed Ibën Sirini ka thënë: “Një natë ishim me Ebu Hurejren kur ai u lut:

“O Allah, fale Ebu Hurejren dhe nënën e tij dhe kushdo që kërkon falje për ta.”

Muhamed Ibën Sirini tha:

“Ne kërkonim falje për ta, në mënyrë që të përfshiheshim në duanë e Ebu Hurejres.”

(Hadithi nr.37. Sahih nga shejh Albani në Sahihul Ebebul Mufrad nr.23, fq.36).

Burimi: www.DuSunnah.com

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva