Edhe femrave u lejohet të falen në xhami për teravi (disa rregulla)

https36.media.tumblr.com7a0a953c6bda3cdea657be27f63a7ee5tumblr_nstqt7NUoI1qf8em3o5_500

Edhe femrave u lejohet të falen nëpër xhami për teravi, kjo nëse është e sigurt që ato nuk bëjnë fitne dhe që të tjerët nuk fitnosen prej tyre. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Mos i pengoni robëreshat e Allahut prej xhamive të Allahut.” Buhariu dhe Muslimi. Nëse gruaja kërkon të dalë në xhami për teravi, burri duhet ta lejojë. Edhe gratë e selefit kanë dalë të falen në xhami për namaz të teravive në Ramazan. Kur del femra të falet në xhami për namaz të teravive, e ka për obligim të jetë e mbuluar ashtu siç ka urdhëruar sheriati, me hixhab të plotë, duke mos pasur në të diçka të ndaluar apo të papëlqyer në Islam. Gjithashtu të mos jetë e parfumuar, apo të ngrejë zërin duke u dëgjuar nga të tjerët, apo të zbulojë një pjesë të bukurisë së saj. Allahu thotë: “dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre (pjesët e trupit ku vendosen stolitë) përveç atyre që janë të dukshme.” Nur 31. Qëllimi me Fjalën “të dukshme” është xhilbabi apo abaja që e mbulon të gjithë trupin e saj, gjë e cila nuk ka mundësi të fshehët prej njerëzve, i lejohet të dalë jashtë shtëpie me të, dhe këtë e ka obligim. Pra rroba që shihet, bëhet përjashtim prej Allahut (nga fshehja) dhe për të nuk ka gjynah. Transmetohet se kur Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i ka urdhëruar femrat të dalin për të falë namazin e Bajramit së bashku me muslimanët, njëra prej sahabijeve, Ummu Atijeh, i ka thënë: “O i Dërguar i Allahut, ka prej nesh që nuk kemi xhilbab.” Atëherë ai ka thënë: “Le t’ia japë (huazojë) motra e saj një xhilbab të vet.”[1] Buhariu dhe Muslimi.

Është sunet që femrat të qëndrojnë në radhët (safat) e fundit në xhami, duke qenë sa ma larg meshkujve, e jo në radhët që janë më afër tyre. Kështu është sunet, femrat të falen në radhët e fundit, ndërsa meshkujt në radhët e parë. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Safat më të mirë të burrave janë të parët, kurse safat më të këqij janë ata të fundit. Safat më të këqij të grave janë të parët (që janë afër burrave), kurse më të mirët janë ata të fundit.” Muslimi dhe të tjerë.

Kur gratë dalin në xhami, qoftë për namaz të teravive apo tjetër, si të japë selam imami duhet të dalin prej xhamisë, përveç nëse kanë arsye të ligjshme, sheriatike. Kështu na ka mësuar Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem. Ummu Seleme radijAllahu anha ka thënë: “Kur Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka dhënë selam në namaz, menjëherë gratë janë ngritur dhe kanë dalë nga xhamia. Kurse ai ka qëndruar aty ku është falur (pa lëvizur dhe pa u kthyer kah xhemati), për një kohë të shkurtër. Ai ka vepruar kështu që gratë të dalin nga xhamia para se të ngritën burrat.” Buhariu dhe të tjerë. Burrat e kanë obligim të presin duke mos u ngritur pa u ngritur imami nëse gratë falen bashkë me ta. Ato e kanë obligim që menjëherë si të japë imami selam të dalin nga xhamia, ndërkohë që burrat presin pakës derisa imami të kthehet me fytyrë kah ta dhe pas kësaj u lejohet të largohen.

[1] Është fjala që motrat në fe (motrat muslimane) t’ia dhurojnë njëra-tjetrës dhe të dalin (me xhilbab) për të falë namazin e Bajramit.

•┈ ┈• • ✦ • •┈ ┈•
Ndejat e Ramazanit.
? Hoxhë Lulzim Perçuku.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva