Ejakulimi në ëndërr gjatë ditëve të Ramazanit

Pyetje: “Nëse agjëruesi sheh ëndërr “të lagët” (dhe i ka dalë sperma) gjatë ditës në Ramazan, a i prishet agjërimi, apo jo? Dhe a duhet që menjëherë të lahet?”

Përgjigje: “Një gjë e tillë nuk e prishë agjërimin, sepse nuk është me dëshirën e agjëruesit, dhe ai duhet të lahet me gusël të xhenabetit (papastërtisë së madhe). E, nëse kjo i ka ndodhë pas namazit të sabahut dhe e ka vonuar larjen deri në kohën e drekës s’ka dert. E ngjashme më këtë, nëse ka pasur marrëdhënie intime me gruan e tij gjatë natës dhe nuk është larë deri në kohën e sabahut, nuk ka bërë asgjë të keqe. Është vërtetuar kjo nga Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem), se atë e arrinte koha e namazit të sabahut duke qenë xhunub, pastaj pastrohej dhe agjëronte.

Gjithashtu, gratë me të përmuajshmet dhe lehonat, nëse iu ndërpritet gjakderdhja gjatë natës dhe nuk lahen deri në hyrjen e kohës së sabahut, nuk bëjnë asgjë të keqe dhe agjërimi i tyre është i vlefshëm. Mirëpo, nuk u lejohet atyre e as xhunubit vonimi i larjes apo i namazit deri pas lindjes së diellit, në mënyrë që të kryejnë namazin në kohën e vet.

Burri duhet të nxitojë e të lahet para se të hyjë koha e namazit te sabahut, në mënyrë që të mund të falet me xhemat. Allahu është Poseduesi i suksesit.

(Shejh Ibn Baz- Fetaua islamij-jeh).

Fetua për agjëruesin
Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit