Falja e namazit duke bartur hajmali

Fetuaja nr. (4503)

Pyetje: A është e lejueshme falja e namazit duke bartur hajmali apo jo?

Përgjigje: Dijetarët janë të një mendjeje se, nuk është e lejueshme bartja e hajmalive nëse ato nuk janë nga Kurani. Pastaj, kanë kundërshti mendimesh nëse ato janë nga Kurani, ku disa ndër ta e lejojnë bartjen e tyre, e disa e ndalojnë. Mendimi se bartja e tyre s’lejohet është më i saktë, për shkak të përgjithësimit të ardhur në hadithe dhe për shkak të mbylljes (pengimit) të rrugëve (mënyrave) që çojnë në shirk. Atëherë, bazuar në këtë që u tha, bartja e hajmalive në namaz është edhe më primare për tu ndaluar.

Suksesi është nga Allahu. Salati dhe selami janë për të dërguarin tonë, Muhamedin, për familjen dhe mbarë shokët e tij.

Komisioni i përhershëm për kërkime dhe fetua në përbërje të:
AbdulAziz bin Baz, AbduRrezak Afifij, Abdullah bin Gudejjan, Abdullah bin Ku’ud.
Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit