Fëmija është begati e madhe që Zoti ta ka dhënë

Fëmija është begati e madhe që Zoti ta ka dhënë

Allahu thotë: “I Allahut është pushteti mbi qiejt dhe Tokën. Ai krijon çfarë të dojë. Ai i dhuron vajza kujt të dojë e djem kujt të dojë. Disave u dhuron të dyja gjinitë: djem e vajza; e, kë të dojë e lë pa fëmijë.” Shura 49-50.

Duhet ditur se kjo mirësi është vetëm prej Allahut. E kjo mirësi kërkon falënderim, mirënjohje e përulje.

Falënderimi ka tri kushte:

  1. Të dish se prej kujt e ke mirësinë (prej Allahut),
  2. Të shprehësh me gojë falënderimin,
  3. Atë mirësi e begati ta përdoresh ashtu siç Allahu është i kënaqur me të e jo siç do egoja e personit.

Andaj duhet ditur me zemër se kjo begati është prej Allahut. Allahu thotë: “Çdo mirësi që keni, është nga Allahu.” Nahl 53. Këtë mirësi me të cilën je begatuar dikush nuk e ka.

Allahu karshi kësaj dhurate ndaj nesh nuk kërkon diçka prej nesh në interes të Tij, Ai nuk ka nevojë për ne. Porse, Ai kërkon vetëm falënderim e mirënjohje dhe që të dimë se nga Ai e kemi këtë mirësi.

Falënderimi shton, nuk pakëson. Allahu thotë: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia; por, nëse ju mohoni mirësitë e Mia, (atëherë dijeni se) dënimi Im është i rëndë.” Ibrahim 7.

Dr. Gazmend Mehmeti – Transkriptim.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit