Femrës që i vijnë menstruacionet a i lejohet të hajë gjatë ditës në Ramazan?

Femrës që i vijnë menstruacionet a i lejohet të hajë gjatë ditës në Ramazan?

Hoxhë Lulzim Perçuku: Nëse femra e ka filluar agjërimin dhe gjatë ditës i vijnë menstruacionet, ajo mund të hajë dhe pijë. Prej saj më nuk kërkohet agjërimi (kur i vijnë menstruacionet), sikurse të sëmurit të cilin e ka goditur sëmundja e rëndë gjatë agjërimit, i lejohet të vazhdojë të hajë.

Mirëpo, nëse gruaja ka qenë me menstruacione dhe gjatë ditës i ka përfunduar, atëherë dijetarët thonë që nuk lejohet të hajë dhe pijë deri në iftarin e asaj dite sepse tash prej saj kërkohet agjërimi, mirëpo nuk mund të agjërojë sepse nuk e ka filluar ditën agjërueshëm, atëherë ajo nuk ha dhe nuk pi deri në iftar. Pastaj këtë ditë e bën kaza pas Ramazanit.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit