Fetua rreth pastërtisë

Komisioni i përhershëm për studime dhe fetva

1. Pyetje: Cili është vendimi i Islamit në lidhje me heqjen e qimeve në mes të vetullave?

Përgjigje: Të gjitha falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allllahut të Vetmit, selami dhe salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, si dhe mbi familjne dhe shokët e tij:

Lejohet ndukja (heqja) e tyre, sepse këto qime nuk konsiderohen prej vetullave.

8701

Komisioni në përbërje të: AbdulAziz ibën Baz, AbduRrezak Afifi, Abdullah ibën Gudejan, Abdullah ibën Ku’ud.

2. Pyetje: Këtu në Britani në banjot tona përdorim mindil dhe letër për pastrim pas nevojave fizilogjike, a është obligim të pastrohemi edhe me ujë pas përdorimit të mindilave apo jo?

Përgjigje: Të gjitha falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allllahut të Vetmit, selami dhe salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, si dhe mbi familjne dhe shokët e tij:

Lejohet dhe mjafton përdorimi i mindilëve, letrave dhe gjërave të ngjashme me to për pastrim pas dy nevojave fizioligjike. Preferohet që letrat që përdoren për pastrim të jenë me numër tek, kurse obligim është që vendi të fshihet së paku tri herë. Nuk është obligim përdorimi i ujit pas kësaj, mirëpo është sunnet.

Suksesin e jep Allahu, salatet dhe selamet qoshfin mbi të Dërguarin, dhe mbi familjen dhe shokët e tij.

Komisioni në përbërje të: AbdulAziz ibën Baz, AbduRrezak Afifi, Abdullah ibën Gudejan, Abdullah ibën Ku’ud.

3. Pyetje: A lejohet kremtimi për syneti? Tek disa është bërë traditë që operacionin e synetisë ta bëjnë në ditën e mevludit, dhe për këtë rast therrin kafshë dhe ftojnë musafir nga familje të shumta që të kremtojnë së bashku, kurse pas synetisë të pranishmit fillojnë t’i japin të holla fëmiut. A ka mënyrë të veçantë përmes të cilës kremtohet synetia?

Përgjigje:

Së pari: Synetia është prej suneteve të Fitres (natyrshmërisë së pastër në të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit), dhe i Dërguari (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) i ka udhëzuar muslimanët të bëhen synet.

Së dyti: Islami nuk ka ligjësuar kremtim me rastin e synetisë, kurse bërja e synetisë ditën e mevludit pastaj të kremtohen dyjat së bashku, kjo është bidat (inovacion) i shpikur, ndërsa i Dërguari (sal-lAll-llahu alejhi ue sellem) thotë: “Kush shpik në fenë tonë vepra që nuk janë prej saj, ato (vepra) i refuzohen (Allahu nuk ja pranon)”. Transmeton Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Ibën Maxhe dhe Ahmedi.

5/134.

Suksesin e jep Allahu, salatet dhe selamet qoshfin mbi të Dërguarin, dhe mbi familjen dhe shokët e tij.

Komisioni në përbërje të: AbdulAziz ibën Baz, AbduRrezak Afifi, Abdullah ibën Gudejan, Abdullah ibën Ku’ud.

Përktheu: Lulzim Përçuku

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva