Forma e ikametit

Shejh Abdulaziz ibn Baz (Allahu e mëshiroftë):

Mexhmu’u fetaua ue mekalat muteneu-uiah. Vëllimi i dhjetë.

Pyetja: Kam udhëtuar nëpër disa vende islame dhe, kur hyra në njërën prej xhamive për kryerjen e namazit, myezini thërriste ikametin ashtu si thërritet ezani. Cili është suneti, shejh i nderuar, rreth kësaj çështjeje? A lejohet që ikameti dhe ezani të kenë të njëjtën formë? Na jepni përgjigje, Allahu ju shpërbeftë dhe jua shtoftë jetën në bindje ndaj Tij!

Përgjigjja: Lejohet një gjë e tillë, dhe kjo është prej llojllojshmërisë së sunetit Profetik në ezan1, sepse kjo është saktësuar në hadithe të vërteta. Transmetohet nga Ebi Mahdhure2 se Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ia mësoi ezanin dhe ikametin në Qabe, në kohën e çlirimit të Mekës.4

Gjithashtu, lejohet që forma e Ikametit të jetë tek, përveç thënies “kad kametis-salah” dhe tekbirit (Allahu ekber- Allahu ekber), siç e praktikonte këtë Bilali në xhaminë e Profetit në prezencën dhe me mësimin e tij (sal-lallahu alejhi ue sel-lem).

Transmetohet në Buhari dhe në Muslim nga Enesi (radijallahu anhu) se ka thënë:

“Bilali në prezencën e Profetit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) fjalët e ezanit i bënte çift, ndërsa të ikametit tek”.

Prej këtyre që i cekëm më lart kuptohet se s’ka asgjë të keqe që forma e thënieve të ikametit të jetë çift apo tek, duke pasur kujdes që të thuhet në çift thënia e ikametit dhe e tekbirit; kam për qëllim thënien “kad kametis-salah” dhe “Allahu ekber”. Ndryshimi është në dy dëshmitë (shehadetet) dhe në dy haj’alet (haj’je ales-salah, haj’je alel-felah); në hadithin e Ebi Mahdhures, i ka thënë në çift, ndërsa në hadithin e Enesit dhe në hadithe të tjera, të cilat e përshkruajnë formën e Ezanit dhe të Ikametit të Bilalit (radijallahu anhu), janë thënë tek, dhe të dyja mënyrat janë sunet.

Allahu është Poseduesi i suksesit!

1 Ikameti quhet edhe ezan, siç ka ardhur në hadithe.
2 Tr. Ebu Daudi në Sunenin e vet. Shejh Albani rahimehullah e ka vërtetuar si të saktë.
3 D.m.th. të dyja në çift.

 

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit