Vëmendje! Lejohet shpërndarja pa i ndryshuar/shkurtuar tekstet apo videot. Ndryshimi apo shkurtimi mund të bëhet vetëm me lejen e Qendrës “Udhëzimi”
Gjumi i tepërt gjatë ditëve të Ramazanit
Grup dijetarësh
Përktheu: Petrit Perçuku
Pyetje: “Nëse njeriu gjatë ditëve të Ramazanit, pasi që ta hajë syfyrin dhe të falet, fle deri në namazin e drekës, pastaj e falë drekën dhe fle deri në namazin e ikindisë, pastaj e falë atë dhe fle deri në iftar, a është agjërimi i tij i vlefshëm?”
Përgjigje: “Nëse çështja është ashtu siç u përmend, atëherë agjërimi i tij është i vlefshëm. Mirëpo, gjumi i vazhdueshëm i agjëruesit në pjesën më të madhe të ditës, është shkujdesje dhe moskokëçarje nga ana e tij, duke qenë se muaji i Ramazanit është kohë e çmuar, prej së cilës myslimani duhet të përfitojë gjëra që i kthehen me dobi, siç janë: shpeshtimi i leximit të Kuranit, kërkimi i rrizkut dhe i dijes fetare”.
(Komisioni i përhershëm për kërkime dhe fetua 1/129).