Gjurmët që lënë moralet e mira

Morali i mirë është të tregosh zemërgjerësi, të frenosh të këqijat dhe lëndimet. Të cilësuarit me morale të mira janë të lavdëruar në mesin e njerëzve, jo vetëm në mesin e muslimanëve por edhe në mesin e jobesimtarëve. Kjo për shkak se morali i mirë që u dhurohet njerëzve, është një mirësi ndaj tyre. Transmeton Tirmidhiu me nr. 2005 me zinxhir të saktë, se Abdullah bin Mubareku e ka përkufizuar moralin e mirë duke thënë: “Ai është buzëqeshje në fytyrë, të dhurosh të mirat dhe të frenosh të këqijat.” Natyra njerëzore është e prirur që ta dojë atë që i bën mirë, madje mund të arrijë t’i bindet atij për shkak të moraleve të mira që posedon. Një poet ka thënë:

Bëju mirë njerëzve që zemrat t’ua robërosh,

shpeshherë të robëruar nga mirësitë do t’i shikosh.

Dy persona nuk mund të kundërshtohen për gjurmët që lë morali në robërimin e zemrave të njerëzve, sepse dihet se egërsia i largon ata. Allahu i Madhëruar ka thënë:

“Ti ishe i butë ndaj tyre sepse Allahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do të largoheshin prej teje. Prandaj, ti fali dhe kërko ndjesë për ta.”1

Gjithashtu, është i njohur fakti se morali i mirë luan rol të rëndësishëm në bashkimin e fjalës dhe forcimin e radhëve. Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Numan bin Beshiri, se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Shembulli i besimtarëve në marrëdhëniet dhe mëshirën mes njëri-tjetrit, është si shembulli i një trupi të vetëm; nëse ankohet një pjesë e tij, të gjithë trupin do ta kaplojë sëmundja dhe pagjumësia.”2

Prej shembujve më konkretë që mund të përmendim, është hadithi të cilin e transmeton Muslimi (Allahu e mëshiroftë) nga Muavije bin Hakim, i cili ka thënë: “Në momentin kur po falesha me Profetin teshtiu njëri nga sahabët, dhe unë i thashë; Allahu të mëshiroftë! Atëherë njerëzit filluan të më shikonin, dhe u thashë: mos u pastë nëna, çfarë keni? Pse po më shikoni?! Sahabët filluan të godisnin në gjunjët e tyre, duke më bërë me shenjë që të pushoja. Muavija shton: kur i pashë të ma bënin me shenjë që të pushoja, pushova. Kur mbaroi namazin Profeti (e unë nuk kam parë mësues më të mirë as para dhe as pas tij), betohem në Allahun se nuk më goditi, nuk më shau dhe nuk më foli me fjalë të rënda, por më tha: në këtë namaz nuk është mirë të fliten fjalë të njerëzve (të jetës së përditshme). Vërtet, ky namaz është për lavdërime ndaj Allahut, madhërime ndaj Tij dhe për lexim Kurani.”3

1 Suretu Ali Imran, 159.
2 Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
3 Transmeton Muslimi.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva