Hadithi: “Rexhebi është muaji i Allahut, Sha’bani është muaji im, ndërkaq muaji i umetit tim është Ramazani”

Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë)

http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_6877.shtml

Pyetje: Njëri nga kolegët në punë më pyeti lidhur me saktësinë e hadithit teksti i të cilit është: “Rexhebi është muaji i Allahut, Sha’bani është muaji im, ndërkaq muaji i umetit tim është Ramazani”. Sa është i saktë ky hadith? Allahu ju shpërbleftë me të mira!

Përgjigje: Ky hadith nuk është saktësuar të jetë prej fjalëve të Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe njeriut nuk i lejohet ta përhapë atë mes njerëzve tjerë, qoftë me shkrim apo me fjalë. Përveç nëse hadithi (cilido qoftë ai) është i njohur në mesin e tyre dhe njeriu dëshiron të sqarojë falsitetin e tij, atëherë kjo është një gjë e mirë. Mirëpo, nëse nuk është i njohur mes njerëzve, atëherë, më parësore është që të lihet anash, në mënyrë që të mos përhapet mes tyre. Sido që të jetë, hadithi që u përmend nuk është i vërtetë.

Përktheu: Petrit Perçuku

 

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit