Hurmat në çeljen e iftarit a duhet të hahen në numër tek?

Hurmat në çeljen e iftarit a duhet të hahen në numër tek?

Hoxhë Lulzim Perçuku: Hurmat në numër tek hahen veç në ditën e Fitër Bajramit. Kur Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka dal për të falë namazin e Fitër Bajramit, ka ngrënë hurma në numër tek, për t’ju treguar njerëzve se është ditë Bajrami dhe nuk duhet agjëruar, por duhet ngrënë. Kurse, në raste të tjera han aq sa të hahen, pa qenë e përcaktuar në tek.

Është fatkeqësi që disa gjëra përhapen në mesin tonë pa i verifikuar. Madje më herët shumë ka qenë e përhapur se është sunet që hurmat të hahen në numër tek (1, ose 3, ose 5 copë etj.). Kjo nuk është e vërtetë. Dijetari Uthejmin rahimehullah dhe dijetari Feuzan thonë se kjo gjë nuk është nga suneti dhe nuk bën të thuhet se është sunet të hahen hurmat tek; sunet është veç në ditën e fitër Bajramit, e në raste të tjera han sa të duash.

Ngrënia e hurmave në syfyr është sunet. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Sa syfyr i mirë për besimtarin është hurma!”

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit