Pyetje: A i lejohet gruas me cikël menstrual, hyrja në xhami? Dhe cili është argumenti për këtë?
Përgjigje: Të gjitha falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut të Vetmit, selami dhe salevatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, si dhe mbi familjen dhe shokët e tij.
Nuk i lejohet gruas e cila është me cikël menstrual hyrja në xhami, përveç nëse ka nevojë, atëherë hyn mirëpo vetëm kalon nëpër xhami (pra, nuk qëndron në të). Dispozita e saj është si e xhunubit (d.m.th. pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale ose pas derdhjes së farës), duke u bazuar në fjalën e Allahut: “O besimtarë! Mos u falni kur jeni të dehur, prisni të kthjelloheni e të dini se ç’flisni; as kur jeni të papastër (xhynyb) – përveç nëse kaloni nëpër xhami (atëherë lejohet, mirëpo jo të qëndroj në të), derisa të laheni”. (En-nisa: 43).
Suksesin e jep Allahu, salatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin, dhe mbi familjen dhe shokët e tij.
5/438.
Komisioni në përbërje të: AbdulAziz ibën Baz, AbduRrezak Afifi, Abdullah ibën Gudejan, Abdullah ibë Ku’ud.
Përktheu: Lulzim Perçuku