Ilaçi i umetit islam

Shejh: AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

“Mexhmu’u fetaua ue mekalat muteneuui’ah” – pjesa e parë

Pyetje:

Cili është ilaçi i efektshëm për botën islame, në mënyrë që të del nga rrjedhat në të cilat gjendet tani?

Përgjigje:

Vërtet se dalja e botës islame nga rrjedhat në të cilat është tani, si: ideologjitë e rrymat e ndryshme fetare, politike, shoqërore dhe ekonomike, realizohet përmes kapjes së fortë pas Islamit dhe përmes gjykimit me ligjin e Allahut në të gjitha çështjet. Vetëm në këtë mënyrë bashkohen radhët e myslimanëve dhe njësohen zemrat e tyre. Ky është ilaçi i botës islame, madje edhe i botës në tërësi, nga rrëmuja, kundërshtitë, telashet dhe trazirat që e kanë kapluar.

Ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar:

“O besimtarë, nëse e ndihmoni Allahun (çështjen e Tij), edhe Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.” (Muhamed, 7).

“…Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm. Ata, të cilëve, nëse u japim pushtet në tokë, kryejnë faljet, japin zeqatin, urdhërojnë kryerjen e veprave të mira dhe pengojnë atë që është e mbrapshtë. Tek Allahu është fundi i të gjitha çështjeve.” (El-Haxhxh, 40-41).

“Allahu u ka premtuar atyre prej jush që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira se do t’i bëjë mëkëmbës në Tokë ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe do t’ua sigurojë fuqinë për të zbatuar e përmbushur fenë e tyre, të cilën Ai e ka zgjedhur për ta (Islamin), dhe padyshim që frikën do t’ua shndërrojë në siguri, (me kusht që) këta besimtarë të më adhurojnë vetëm Mua dhe të mos më shoqërojnë asgjë…” (En- Nur: 55).

“Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!” (Al-‘Imran, 103).

Ajetet që flasin rreth kësaj tematike janë të shumta.

Mirëpo, përderisa udhëheqësit e myslimanëve, përpos atyre që Allahu i ka shpëtuar, kërkojnë udhëzim dhe drejtim jashtë librit të Allahut dhe sunetit të Pejgamberit (sallAllahu alejhi ue sel-lem) dhe nuk gjykojnë me ligjin e Allahut, por kërkojnë gjykimin tek ajo që ua kanë përpiluar armiqtë e tyre, ata kurrë nuk do të gjejnë rrugëdalje nga prapambetja, nga kundërshtitë mes vete, nga nënçmimi që ua bëjnë armiqtë e tyre dhe nga mosdhënia e të drejtave që u takojnë.

“…Allahu nuk u ka bërë padrejtësi atyre, por ata i kanë bërë padrejtësi vetvetes.” (Al ‘Imran, 117).

Andaj e lusim Allahun që t’i bashkojë në udhëzim, t’ua përmirësojë zemrat dhe veprat, t’ua mundësojë gjykimin me ligjin e Tij, qëndrueshmërinë në të dhe braktisjen e çdo gjëje që e kundërshton atë. Vërtet, Ai është Zotërues i kësaj dhe i Fuqishëm për një gjë të tillë!

Salatet dhe selamet e Allahut qofshin për të Dërguarin tonë, Muhamedin, për familjen dhe shokët e tij!

Përktheu: Petrit Perçuku

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva